Jump to Navigation

Fruthi

Tani, falë imunizimit, fruthi fare pak zhvillohet. Megjithate, nuk është plotësisht i shlyer nga komuniteti. Simptomet e para të paraqitjes së fruthit janë ethet/zjarrmi, kollitja, skuqja dhe rrjedhja nga hunda, dhimbja e syve, të gjitha zgjasin 3-5 ditë. Përgjithësisht fëmiu ndihet i sëmurë, ka mungesë të energjisë dhe ka shqetësime. Ditën e dytë nga nisja e infektimit, në mbrendi të faqeve paraqiten njolla të bardha si në blu me rreth të kuq. Ditën e katërt, skuqja e lëkurës zhvillohet te balli dhe prapa veshëve, duke u shpërndarë mbrenda 24 orëve në pjesë tjera të fytyrës dhe në trup. Një javë më pas, skuqja nis të shuhet duke lënë pas njollë si ngjyrë kafe në lëkurë, që mund të qërohet. Në pjesën dërmuese të rasteve, infektimi qetësohet plotësisht pa komplikime të mëdha. Për këtë infektim nuk ka ndonjë trajtim specifik, por fëmiu duhet shtrirë në shtrat ose të pushon, ndërkohë duhet pirë uj me sasira të mjaftuara dhe duhet evituar dritën e fortë.

Për qetësimin e etheve/zjarrmit fëmijë të moshave të herëshme mund tu jipet paracetamol që i përgjigjet moshës së tyre.



Main menu 2