Jump to Navigation

Sëmundja e lëkurës në Duar, Këmbë dhe Gojë

Te fëmijët e vegjël ky infektim virusal paraqitet zakonisht në stinën verore dhe në vjeshtë. Infektimi i këtij lloji nuk është i njejtë me infektimin virusal që shkakton sëmundjen 'të gojës dhe këmbëve (smundja e tërbimit të shtazve) te shtazët e fermave. Simptomet, te fëmijët janë zakonisht të buta dhe zgjasin rreth 7 ditë, fillimisht me ethe të lehta. Në gojë zhvillohen fshikëza që shpesh shpërthejnë të formojnë ulcerë të vegjël. Fshikëzat e vogla ngjyrë hiri si margaritari kanë formë ovale, pjesa e skajshme e të cilave është e skuqur, mund të zhvillohen në gishtërinjë të dorës dhe të këmbës dhe rreth pjesëve anësore të shputave. Numri i fshikëzave ndryshon dhe ato zhduken brenda 2-3ditëve. Fshikëzat nuk janë të kruarshme dhe nuk dhëmbin.
Mjekimi nuk është i nevojshëm.



Main menu 2