Jump to Navigation

Rozeolla Fëmijënore

Ky infektim virusal është sëmundje më e zakonshme e lëkurës që shkakton ethe te fëmijët e moshës nën dy vjeç. Zakonisht paraqitet në moshën rreth 6-9 muaj. Ethet të përcjella me temperaturë prej 39-40 C nisin befas, dhe zgjasin 3-5 ditë. Fëmiu përndryshe ndihet mirë me përjashtim të një shqetësimi të vogël. Gjëndrat rreth qafës zmadhohen dhe kur temperatura nis me zbrit, në qafë dhe trup paraqiten njolla ngjyrë rozë -vjollcë. Njollat mund të shpërndahen nëpër duar, fytyrë dhe këmbë mbrenda 1-2 ditëve. Ato nuk janë të kruashme.

Mjekimi për këtë gjendje nuk është i nevojshëm.



Main menu 2