Jump to Navigation

Urticaria (Urtikarie)

• Pjesa dërmuese e rasteve me 'urtikarie' nuk ka shkaktar të qartë
• Faktori më i zakonshëm që nxit 'urtikarien' mendohet të jetë faktori virusal
• 'Urtikaria' mundë të shkaktohet nga alergjia ndaj disa ushqimeve
• Gjatë sulmit duhet ikur nga nxehtësia dhe duhet mbajtur lëkurën sa më freskët që të jetë e mundur
• Sirupët për neutralizimin e gjendjes së lëkurës, të dhëna me udhëzim mjeksor kontrollojnë sulmet më të ashpra të 'urtikaries', nëse jipen menjëherë
• Losionet dhe kremat në lëkurëbëjnë pak diferencë

Çka janë 'urtikariet'?
Urtikariet janë shumë të zakonshme te fëmijët. Ato paraqiten si gunga (bullungë ) të kuqe që kruken shumë dhe zhvillohen mbrenda minutave, zgjatin rreth një orë, dhe pastaj zhduken duke lënë pas lëkurën plotësisht të pastër. Ndonjëherë, tek fëmijët, 'urtikaria' mundë të paraqitet bile edhe si 'mavijosje'. Pas paraqitjes së pezmatimit te fëmijët, nxehtësia vetëm sa keqson gjendjen dhe shkakton edhe më kruarjen e gungave.

Ku zhvillohen 'urtikariet'?
Ato mundë të zhvillohen kudo në trup duke përfshirë fytyrën, trung dhe gjymtyrë. Shumica e sulmeve zgjasin vetëm disa ditë dhe mbrenda ditëve njollat paraqiten dhe zhduken. Ndonjëherë, 'urtikariet' mundë të vazhdojnë të paraqiten dhe zhduken për disa muaj.

Çka i shkakton ato ?
Në shumicën e rasteve të paraqitjes së 'urtikarieve' shkaktari nuk është i qartë. Mendohet se sëmundjet virusale mundë të jenë nxitës më të zakonshëm te fëmijët edhepse fëmijët shpesh ndihen mirë. Në raste të tilla 'urtikariet' kanë tendencë qetësimi mbrenda më pak se një jave, megjithate, ato mundë të lajmërohen sërish me sëmundje të tjera. Infektimet bakteriale poashtu munden me i nxitë 'urtikariet' dhe mundë të nevojitet përdorimi i antibiotikëve. Urtikariet' mund të shkaktohen edhe nga alergjia ndaj ndonjë ushqimi , siç janë dredhëzat apo ushqimet e detit. Ndonjëherë, ilaçet, siç është, penicilini, mundë ta shkakton këtë pezmatim.

Si mjekohet 'urtikaria'?
Gungat ( bullungat ) e kuqe të kruashme në lëkurë zhvillohen si pasojë e lirimit të 'histaminit' (amineve), që është reagim në lëkurë nga reakcioni alergjik. Prandej, mjekmi bëhet me sirupë kundër amineve, që jipen me udhëzim mjeku. Përgjithësisht, sirupët antihistaminë mundë ti kontrollojnë shumicën prej sulmeve të 'urtikarieve'. Gjatë sulmit duhet ikur nga nxehtësia, sepse ajo e keqëson gjendjen. Flladitja e trupit të fëmiut me ventilator ose leckë të njomë të ftohët të vënë mbi lëkurë të kruashme, qetëson kruarjen dhe mundë ta shkurton kohëzgjatjen e sulmit. Aplikimi i losioneve dhe kremave në lëkurë, nuk bëjnë ndryshim.
Shumica e sulmeve të shkaktuara nga ushqimi zhvillohen mbrenda 12 orëve nga koha e ngrërjes së ushqimit. Shiqoni nëse mundë ta identifikoni cilin ushqim të veçantë fëmiu i juaj e ka ngrënë mbrenda 12 orëve para çdo sulmi të 'urtikarieve'. Ju mundë të zbuloni se ç'rarë lloj ushqimi e ka shkaktuar gjendjen dhe kështu në të ardhmen mundë ti evitoni.



Main menu 2