Jump to Navigation

Tinea (Krimb-unazor dhe Këmbë Atleti)

Krimb unazor
• Kjo sëmundje e lëkurës mund të kalon prej fëmiUt në fëmi dhe prej shtazëve shtëpiake në fëmijë
• Mund të mjekohet me krema kundërmëllës(kundërfungale) dhe me tableta

Këmbë Atleti
• Pas larjes, këmbët terini mirë
• Mos I mbani këmbët në vend të ndrohët ose me lagështi
• Pakësoni kohën që kaloni duke mbathur patika
• Pas sportit, ndërroni qarapat dhe këpucat e djersitura
• Mbathni qarapë pambuku ose leshi
• Veshni sandale ose këpucë që nuk ngrohin dhe djersitin këmbët

Ç’është kjo sëmundje?
‘Tinea’ është një infektim i zakonshëm i lëkurës shkaktuar nga larvat ‘fungus’. ‘Tinea’ që zhvillohet në lëkurë të kokës dhe në trup quhet ‘krimbunazor’, ndërsa ‘tinea’ në këmbë njifet si ‘këmbë atleti’. Te fëmijët të moshës nën dy vjeçare nuk është e zakonshme të paraqitet.

Ku zhvillohet?
Në kokë, ‘tinea’ paraqitet me shtresa të vogla të pa flokë dhe me pak kruste. Në trup mund të merr pamje si të krimbit-unazor me qendër të kthjellët dhe me unazë luspore të kuqe rreth pjesës së jashtme. Në lëkurë të pigmentuar ngjyra mund të jetë më shumë purpure ose ngjyrë kafe se sa e kuqe. Në këmbë, mund të shkakton kruarje dhe plasaritje në mes të gishtave ose vetëm pakëz skuqje ose ndërrim në ngjyrë kafe dhe zhvillim luspor në shputë. Kur ‘tinea’ zhvillohet në thonjë, në to mund të bëhen ndërrime ngjyrash, në ngjyrë të verdh ose të bardhë që ngritet në pjesën e funtme të thonit dhe zhvillon luspa nën te.

Çka e shkakton ?
Tinea’ është infektim shkaktuar nga larvat ’fungus’(mëllë). Larvat të natyres ‘fungus’ (mëllë) mund të kalojnë prej një fëmiu te tjetri, sidomos lloji që shkakton krimin - unazor klasik në trup dhe lëkurë të kokës. Ky lloj i ‘tineas’ poashtu mund të kalon prej macave dhe qenve-klysh. Në këmbë, ’Tinea’ shkaktohet prej llojit tjetër të larvave ’fungus’ (mëllë ). Ky lloj shpesh është prezent nëpër dysheme të dushave, pishina, ose vende tjera komunale për banjë. Fëmijët e vegjël, në shtëpi, mund ta marrin ’tinean’ prej prindërve ose prej vllezërve apo motrave që kan ’tinean’. Patikat sportive nxejnë dhe djersitin këmbët, gjë që mundëson zhvillimin e ’tineas’. Tinea në thonjë të këmbës shoqërohet me ’tinean’ në këmbë.

Si parandalohet dhe mjekohet?
Krimbi -unazor
‘Tinea’ në lëkurë të kokës dhe në trup mjekohet me antibiotikë kundër-mëllës (kundërfungal) që i përshkruan mjeku. Edhe kremat kundërfungale (kundërmëllës) që janë në dispozicion nëpër barnatore, mund të përdoren. Nëse fëmiu juaj ka krimb unazor, shtazët shtëpiake, siç janë, macat ose qenëtklyshët, duhet të shikohen te veterinari.
Këmbë atleti
‘Tinea në këmbë zakonisht përmirësohet me perdoriming e kremave antifungale ose losioneve që mund të blehen në barnatore. Infektimi mund të parandalohet nëse pas larjes në pishinë ose dush, këmbët dhe gishtat e këmbëve teren me kujdes. Paksoni kohën e mbathjes së patikave. Çorapet absorbuese prej leshit ose pambuku janë më të mirat për pakësimin nga djersitja e këmbëve, që rrit rezikun nga zhvillimi i infektimit ‘tinea’ në këmbë.
‘Tinea’ në thonjë lyp trajtim me tableta të veçanta kundërfungale të përshkruara prej mjekut.



Main menu 2