Jump to Navigation

Zgjeba (Zhuga)

• Zhuga nuk është rezultat i mungesës së higjienës të pamjaftuar personale
• Zhuga përcjellet përmes kontaktit të afërm me personin e infektuar
• Të gjithë familjarët që kan kontakt të afërt me personin që ka infektim të zgjebës, duhen njëkohësisht të mjekohen
• llaçi për mjekim duhet të lyhet në tërë trupin me përjashtim të kokës dhe fytyrës, dhe të nesërmen duhet të shpërlahet. Nëse duart janë larë gjatë kësaj kohe, ilaçi për mjekim duhet prap të përdoret (lyhet) në duar
• Derdhja e puçrrave ose kruarja e lëkurës mundë të qetësohet 2 -3 javë pas mjekimit adekuat të zgjebës (zhugës)
• Fëmijët mund të shkojnë në shkollë pasi ta ken kryer trajtimin e parë

Ç’është zgjeba (zhuga) ?
Zgjeba është një sëmundje e lëkurës që manifestohet me kruarje të shkaktuar prej organizmave shumë të vogla parazitore që jetojnë dhe shumëzohen në shtresën e epërme të lëkurës. Këto organizma shumë të vogla jetojnë vetëm në trupat e njerëzve. Disa shtazë mund të pezmatohen prej këtyre krijesave shumë të vogla parasite, por këto të shtazëve rrallëherë I infektojnë njerëzit.
Zgjeba (zhuga) shkakton kruarje gjërësisht nëpër trup dhe gjymtyrë dhe njolla me puçrra (të kuqe në lëkurë të bardhë, purpure ose ngjyrë kafe në lëkurë më të pigmentuar). Nuk është e zakonshme të paraqitet në kokë dhe qafë. Kruarja keqësohet natën dhe në ambient të ngrohtë. Këto krijesa shumë të vogla bëjnë strofullën në lëkurë, sidomos rreth gishtave, por te fëmijët e vegjël edhe në duar dhe këmbë. Në këto vende mund të shkaktojnë flluska të vogla. Mund të gjinden edhe në bërryl, përreth sqetullave, në penis dhe në lëkurë të herdheve si dhe rreth majeve të gjinjëve. Personat e infektuar bëhen alergjik në këto krijesa parasite të lëkurës. Pastaj ata kaplohen me kruarje gjerësisht nëpër trup dhe fitojnë kruarje alergjike.

Si zhbartet zgjeba (zhuga)?
Zgjeba (zhuga) zhbartet te personat tjerë zakonisht përmes kontaktit të ngushtë me personin e infektuar, p.sh. duke u mbajt dorë për dore. Shpesh kalon prej një anëtari të families te tjetri. Fëmijët zakonisht e përcjellin prej njëri tjetrit duke lozur së bashku. Zgjeba nuk është rezultat I mungesës së higjienës personale. Krijesat e zgjebës (zhugës) nuk mund të mbijetojnë jasht trupit njerëzor, andaj dhe nuk mund t’ju ngjiten prej dyshemes apo orendive.

Si mund të parandalohet?
Të gjithë familjarët dhe kontaktet e afërta të personit me zgjebë (zhugë) duhet të mjekohen, pavarsisht a janë ata apo jo të infektuar. Mjekimi i personit me zgjebë si dhe I kontakteve të tjera është ndër faktoret më të rëndësishëm në parandalimin e shpërndarjes së infektimit.

Si mund të trajtohet (mjekohet)?
Shumica e njerëzve, për trajtim (mjekim ) përdorin krem ose losion që aplikohet (lyhet) në lëkurë për ti mbytë krijesat e zgjebës (zhugës). Duhet kontaktuar mjekun për tu këshilluar se cili trajtim është më i përshtatshëm. Krema apo losioni lyhet në lëkurë nga vija e nofullës deri te gishtat e këmbës, duke u kujdesur mirë për duar dhe palët(shtresat) e lëkurës rreth gjenitaljeve. Kremin apo losionin duhet me e mbajt në lëkurë deri 24 orë dhe të nesërmen duhet shpërlarë. Nëse gjatë kësaj periode lahen duart, ato duhet ti lyeni sërish me krem ose losion. Të gjithë anëtarët e families që janë në kontakt të ngushtë duhet njëkohësisht të trajtohen. Tërë shtresat dhe mbulojat që janë përdorë natën e trajtimit (lyerjes me krem ose losion) dhe plaçkat e veshura ditëve të fundit, duhet larë. Larja normale me uj të ngrohtë dhe detergjent do të mjaftojnë për mbytjen e krijesave të zgjebës. Ndonjëherë mund të rekomandohet edhe një përsëritje e trajtimit. Pas përdorimit të kremit ose losionit, merr 2 -3 javë gjersa të qetësohet kruarja. Mjeku mund të jep recetë për krema kortizoni për ta kontrolluar kruarjen dhe çfarëdo lloj ndezjeje (pezmatim) të lëkurës. Fëmijët mund të shkojnë në shkollë pas mjekimit të parë të lëkurës.



Main menu 2