Jump to Navigation

Molluscum Contagiosum

• 'Molluscum contagiosum' është infektim virusal në lëkurë
• Njollat zakonisht paraqiten në pjesët e njoma dhe të ngrohta të lëkurës rreth organeve gjenitale, pjesëve anale ose sqetull
• Me paraqitjen e njollave mund të zhvillohet ekcema, ose njollat mund të keqësohen nëse fëmiu ka tendencë për ekzemë
• Shumica e njollave nga 'molluscum contagiosum' zhduken mbrenda 6 -9 muaj pa purfarë kurimi dhe pa lënë shenja

Ç'është 'Molluscum Contagiosum'?
Molluscum contagiosum është infektim virusal që mund të paraqitet te njerëzit e të gjitha moshave.Shkakton lythë si gunga që paraqiten në sipërfaqe të lëkurës. Ato kan shkëlqim, me ngjyrë të bardhë margaritari, kan formë si të kubeve me bërthamë qendrore. Numri i njollave mund të ndryshon dukshëm prej vetëm 3-4 ndonjëherë arrin deri 50 -60. Njollat 'molluscum contagiosum' mund të zhvillohen në çfarëdo pjesë të lëkurës, por zakonisht zhvillohen në pjesët gjenitale dhe anale, në sqetulla ose në pjesët anësore të trungut të trupit. Ka tendencë të keqësimit të gjendjes tek fëmijët që vuajnë nga ekzema. Ekzema mund të zhvillohet rreth njollave duke nxitur fëmijët ti kruajnë njollat të cilat pastaj me krumje mund të shpërndahen më gjërë. Njollat, së fundit, do të zhduken pasi trupi të zhvillon imunitet natyral ndaj virusit. Ky proqes mundet me zgjatë disa javë deri edhe disa vite. Shumica e njollave zhduken mbrenda 6-9 muaj. Ato mund të zgjasin më shumë te fëmijët me tendencë të zhvillimit të ekzemës.

Si mund të parandalohet?
'Molluscum contagiosum' është një virus infektiv që bartet prej një fëmiu të infektuar te tjetri. Për ta parandaluar përhapëjen e virusit, fëmiu i infektuar duhet ti shmanget larjes në pishinë, mos të bën banjo me fëmijët tjerë në familje dhe mos të përdorë peshqirë të njejt me ta.

Si trajtohet infektimi?
Trajtimi nuk është i domosdoshëm në të shumtën e rasteve meqë nisë të përmirësohet pa trajtim dhe nuk len shenja. Nëse vragët nisin të pezmatohen ose të dhëmbin, ose nëse ekzema shoqëruese shkakton shqetësim, atëherë mjeku mundet me rekomandu një mjekim. Çfarëdo lloj ekzeme mund të trajtohet me krema të buta kortizoni. Në disa raste mjeku mund ti ngrijë njollat me nitrogjen të lëngët. Megjithate, meqë këto njolla shërohen vetvetiu pa lënë shenja pas, është me rëndësi që mos të përdorni ndonjë tretman që mund të shkaktoj shenja afat gjatë. Nëse janë vetëm disa njolla, ato mund të zhduken më shpejtë nëse mbulohen me pjesën ngjitëse të fashës, që duhet ndërruar çdo ditë.



Main menu 2