Jump to Navigation

Miliara (Pezmatimi i lëkurës i nxitur nga nxehtësia/ gjandrat djerësitëse)

• Kur mban mot i ngrohët ,foshnjen mbani në freski
• Mos e veshni fëmijën me plaçka të ngushta
• Mos përdorni krema njomëse me shumicë
• Ndërroni shpesh pelenat e foshnjes
• Evitoni përdorimin e brekëve plastike me llastik të shtrëngueshëm rreth belit
• Mos përdorni sapun nëse lëkura e foshnjes pezmatohet

Ç'është 'Miliaria'?
'Miliaria' është një problem i zakonshëm që paraqitet te foshnjet me moshë një deri dy muaj. Shkaktohet nga bllokimi i poreve që janë vrima të vogla të gjandrave të djersës në lëkurë.Pezatimi tenton të keqësohet me ngrohjen e klimës ose nëse foshnja tepër ngrohet. Pezmatimi mund të paraqitet në forma të ndryshme. Forma më e butë paraqitet me flluska të vogla që shpërthejnë lehtë dhe shëndrohen në luspa të holla. Një formë më e ashpër mund të shkaktoj njolla të kuqe krurëse me flluska të vogla që mund të bëhen të gjembta ose shkaktojnë kruarje në ambient të nxehtë. Njollat zgjasin disa ditë por mund të paraqiten sërish.

Në ç'vend paraqitet?
'Miliaria' zakonisht paraqitet në ballë, faqe, kapakë të syrit dhe ndonjëherë në hundë. Poashtu mund të zhvillohet në bel nëse rrobet sidomos elastike bllokojnë gjandrat e djersitjes.

Çka shkakton kët pezmatim?
Në muajt e para të jetesës gjandrat e djersitjes te foshnjet lehtë mund të bllokohen. Kjo bllokadë ndikon në zhvillimin e formave të ndryshme të ''miliaria's'. Përdorimi i tepruar i kremave njomëse ose rrobat shumë të ngushta mund ti bllokojnë gjandrat e djersitjes. Sapunat dhe detergjentet mund ta keqësojnë problemin edhe më.

Si mund të parandalohet?
Është me rëndësi që gjatë ditëve të ngrohta, foshnjen duhet ta mbani në ambient të freskët dhe jo të ngrohët. Duhet shpesh ti kontrolloni pelenat dhe ti ndërroni nëse jan të lagura. Duhet ti shmangeni përdorimit të bregve plastike me elastik të ngjeshur. Nëse përdoren krema njomëse, ato duhet përdorë në masë të vogël dhe jo shumë shpesh. Kur bën vapë mos përdorni krema të dendura njomëse . Larja e lëkurës së foshnjes me ujë të vakët dhe pa sapun mund të ndihmon parandalimin e iritimit të mëtejm të lëkurës.

Si trajtohet?
Format e buta të 'miliarias' nuk kërkojnë trajtim dhe do të zhduken me kohë nëse foshnjën e mbani në freski dhe nëse e lyeni vetëm me krem të lehtë njomëse. Nganjëherë, mund të nevojitet përdorimi i kremës të butë kortizon i dhënë me udhëzim mjeksor për ta qetësuar kruarjen e lëkurës nëse është e pezmatuar. Poashtu mund të jipet udhëzim për përdorimin e kremës 'antitharm'.



Main menu 2