Jump to Navigation

Kafshimi i Insekteve

• Pjesa dërmuese e kafshimeve që bëhen prej insekteve bëhen në vendet e ekspozuara të trupit si në fytyrë ose duar
• Ndonjëherë kafshimet e insekteve mund të zhvillohen në pjesë të trupit ku insekti zvarritet nën plaçka
• Nxehtësia e rrit intenzitetin e kruarjes
• Freskimi me peshqir të njomë në vendin e kafshuar mund të ndihmoj
• Kremat për neutralizimin e gjendjes mund të ndihmojnë, por keni kujdes ndaj alergjisë
• Sirupët për neutralizimin e gjendjes ndihmojnë gjatë natës
• Nëse lëkura plasaritet nga krumja, përdorni antiseptik si preventivë kundër infektimit

Ç'janë janë kafshimet insektive?
Pezmatimi i lëkurës nga kafshimi i insekteve është reagim i lëkurës lokale ndaj toksinëve (helmeve) të cilat janë të injektume (futur) në lëkurë nga llojet e llojllojshme të insekteve. Këto reagime të lëkurës jan të zakonshme dhe disa fëmijë janë më të ndishëm se të tjerët. Insektet bëjnë një apo më shumë kafshime të vogla që ngelin si njolla të cilat kruhen disa ditë. Ndonjëherë njollat zhvillohen në flluska, sidomos ato në këmbë.

Ku zhvillohen ato ?
Pjesa dërmuese e kafshimeve të insekteve bëhet në pjesët e eksponuara të lëkurës, pra aty ku insekti mund ta sulmoj lëkurën. Disa lloje të kafshimeve të insekteve mund të zhvillohen në trup ku insekti zvarritet nën plaçka.
Ndonjëherë fëmijët mund të kenë reagim alergjik prej kafshimit të insektit. Ato pika të kafshimit pastaj zhvillojnë tufa njollash që duken si kafshime insektesh dhe paraqiten mjaft largë nga vendi origjinal ku fillimisht e ka kafshuar insekti.
Për shembull, kafshimi në këmbë prej insektit mundet me nxitë zhvillimin e njollave në trup dhe gjymtyrë të epërm. Këto njolla, me kohë, nisin të qetësohen, por prap mundë të paraqiten nëse i njejti insekt e kafshon fëmiun.

Si trajtohen kafshimet në lëkurë prej insekteve?
Karakteristika kryesore e kafshimeve të insekteve është se ato shkaktojnë kruarje. Kruarja keqësohet kur është ngrohtë. Freskimi i lëkurës me peshqir të njomë ndihmon. Disa fëmijë përfitojnë nga losioni 'calamine' ose prodhime tjera freskuese kur ato aplikohen në lëkurë.
Kremat për neutralizim mund të përdoren kohë pas kohe, por ato mund të shkaktojnë pezmatim alergjik të lëkurës (dermatitis alergjik). Nëse në lëkurë që është lyer me pomadë, lëkura nis të skuqet, përdorimin e pomadës ndërpreni menjëherë.
Nëse nga kruarja e tepër e lëkurës shkaktohen luspa dhe pikon lëkura, në këto pjesë mund të vjen deri te infektimi bakterial I lëkurës. Shumica e kafshiemeve prej insekteve und të qetësohen mbrenda disa ditëve. Nëse pjesët e kruashme vazhojnë të bezdisin, ose nëse formohen edhe më shumë njolla, mund të nevojitet ndihma e mjekut për tu siguruar që këto njolla mos të ken ndonjë burim tjetër.



Main menu 2