Jump to Navigation

Impetigo

• 'Impetigo' është infektim bakterial që paraqitet në sipërfaqe të lëkurës
• 'Impetigo' zakonisht zhvillohet në fytyrë, duar dhe këmbë
• 'Impetigo' është infektive dhe mund të shpërndahet prej një anëtari të familjes te tjetri dhe prej njenit fëmi shkollor tek tjetri
• 'Impetigo' trajtohet me solucione antiseptike të aplikueshme në lëkurë.
Gjithashtu mund tè përdoren antibiotikë që merren me gojë ose krema antibiotik për lyerje të lëkurës

Ç'është 'Impetigo'?
‘Impetigo’ është një infektim bakterial i lëkurës që shkakton dregëzim në lëkurë, kullim nga lëkura infektuese dhe ndonjëherë shkakton flluska në sipërfaqe të lëkurës. Gjatë disa ditëve paraqitet në sipërfaqet e lëkurës si fytyrë ose gjymtyrë. Ndonjëherë mund të shpërndahet në trung. Është shumë infektive dhe mund të shpërndahet prej një anëtari të familjes te tjetri ose mund të shpërndahet në mesin e fëmijëve në shkollë, prej nga dhe rrjedh emri 'infektime bakteriale shkollore'.
Infektimi zakonisht nuk shkakton kurfarë simptomesh dhe nuk len shenja në lëkurë. Kohë pas kohe mund të zhvillohet mbi lëkurë që ka pezmatim siç është ekzema. Kjo gjendje mund të ndikon në ekzemë që ajo të keqësohet duke shkaktuar pikje (kullim) dhe dregëza të verdha.

Si trajtohet?
'Impetigo' mundet me u zhvillu pas kruarjes së lëkurës të kafshuar nga insekti ose pas ndonjë plasaritjeje të vogël të lëkurës. Për preventivë, duhet përdorë antiseptikë në vendet e prera ose të gërvishtura të lëkurës.
Larja e lëkurës së infektuar me tretje antiseptike dhe lyerja me kremë antiseptik, që të dyja të dhëna me udhëzim mjeksor, mund ta trajtoj 'impendigon' të shkallës shumë të ulët. Nëse infektimi është më shumë i shpërndarë, mjeku mund të jep udhëzim për marrjen e antibiotikëve që mirren me gojë krahas me antiseptikë.
Fëmijët me 'impetigo' duhet duhet me i mbajtë të ndarë prej fëmijëve të tjerë. Njëzet e katër orë pas nisjes së terapisë me antibiotikë që mirren me gojë, fëmiu më nuk është infektiv dhe nuk ka aftësinë ta shpërndajë infektimin tjerëve.



Main menu 2