Jump to Navigation

Erythema (Toxicum) Neonatorum

• Erythema është skuqje e lëkurës me njolla
• Paraqitet te 50% e foshnjeve të porsalindura të cilët përndryshe ndihen plotësisht mirë
• Nuk dihet se çka e shkakton pezmatimin
• Nuk është infektim ose një gjë që përcillet prej nënës te fëmiu përpara lindjes
• Mjekimi nuk është i nevojshëm
• Pezmatimi zakonisht qetësohet plotësisht mbrenda dy javëve

Ç'është kjo?
'Erythema neonatorum' është shumë e zakonshme, dhe zhvillohet tek 50% e foshnjeve të porsalindura dhe të shëndosha. Erythema lajmërohet me njolla të kuqe në pjesën dërmuese të trupit që herë zhduken herë lajmërohen. Te fëmijët me ngjyrë të mbyllët të lëkurës, ky pezmatim paraqitet me ngjyrë të purpurt ose ngjyrë kafe. Fëmiu ndihet plotësisht mirë dhe nuk ka shqetësim nga skuqja e lëkurës. Pezmatimi nis me njolla prej 2-3 cm në gjerësi, të cilat mund të kenë fluska të vogla në qendër të njollës. Numri i njollave ndërron prej 1 ose 2 deri në disa qindra.
Zakonisht ato paraqiten në qendër të trupit, sidomos në krahror. Edhe pjesët e tjera të trupit siç janë fytyra dhe këmbët mund të kaplohen me skuqje. Skuqja përgjithësisht, nis gjatë ditëve të para të lindjes së foshnjes dhe pastrohet deri në kohën kur foshnja i mbush dy javë. Rrallëherë, përsëri mundë të paraqitet gjatë gjashtë javëve të para të jetesës.

Çka shkakton skuqjen e lëkurës?
Shkaktari i 'erythema neonatorium' nuk është i njohur. Nuk është ndonjë reagim alergjik ndaj qumshtit

Si mundë të mjekohet?
Mjekimi nuk është i nevojshëm. Nuk është i lidhur me asnjë problem tjetër shëndetsor dhe fëmiu është plotësisht i shëndosh.



Main menu 2