Jump to Navigation

Lija e dhenve

• Lija e dhenve është infektim virusal dhe paraqitet me ethe dhe njolla në lëkurë
• Njollat e lëkurës zakonisht paraqiten në trupin qendror, kokë dhe qafë
• Fëmiu është infektiv afër 7 ditë, 2 ditë përpara dhe 5 ditë pas paraqitjes së parë të pezmatimit
• Fëmijët duhet të qëndrojnë nga shkolla, qerdhja ose qendra për përkujdesje për fëmijë deri sa të gjitha puçrrat e lijës të thahen në kore
• Koret e thata në lëkurë nuk janë infektive
• Me mjekim ndihmohen simptomet ose parandalohet infektimi sekundar bakterial në puçrrat e lijës

Ç'është lija?
Lija është infektim i zakonshëm që shkaktohet prej virusit të quajtur 'varicella - zoster'. Fëmiu mundë të ketë ethe dy apo tre ditë, pastaj në lëkurë nis një skuqje që përcillet me grupe puçrrash të vogla të kuqe që shpërndahen gjërësisht (në lëkurën me ngjyrë puçrrat marrin ngjyrë të purpurt ose ngjyrë kafe). Puçrrat mbrenda 2-4 ditëve shëndrrohen në flluska. Për disa ditë fluskat bëhen të bardha me qelb dhe pastaj thahen në kore me ngjyrë të mbyllët.
Puçrrat zakonisht paraqiten më së shumti në pjesën qendrore të trupit, kokë dhe qafë e më pak në duar dhe këmbë. Numri i puçrrave mund të ndryshon. Lijes më së shumti i nënshtrohen fëmijët e moshës prej 2-10 vjeç. Ethet dhe pezmatimi paraqiten përafërsisht dy javë pas kontaktit me personin e infektuar. Lija është infektive 2 ditë përpara dhe 5 ditë pas paraqitjes së parë të infektimit. Koret e thata nuk janë infektive. Nëse personi ka patur një herë infektim të lijës, te personi zhillohet një imunitet afatgjatë, dhe nuk pritet të përsëritet sulmi i dytë.

Si parandalohet?
Që të parandalohet infektimi te personat tjerë, fëmijët duhet të qëndrojnë nga shkolla, qerdhja ose qendra për përkujdesjen e fëmijëve deri sa të gjitha puçrrat e lijës të thahen në kore. Edhepse lija nuk përfshihet në programin rutinor për imunizim, vakcinat për lije janë në dispozicion. Këto u jipen fëmijëve të moshës mbi 12 muaj dhe jipen me një dozë.

Si trajtohet?
Shumica e fëmijëve me lije të dhenve nuk duhen të marrin ndonjë trajtim të veçantë anti - virusal. Nëse zhvillohet infektim bakterial, atëherë kjo mundë të rezulton në shenja plage. Vajrat për banjë që janë njëkohësisht antibakteriale dhe kundër kruarjes mundë të ndihmojnë. Antiseptikët mundë të përdoren në njollat e lëkurës si preventivë kundër infektimit sekundar bakterial.



Main menu 2