Jump to Navigation

Sëmundja Kawasaki

Sëmundja Kawasaki njihet ndryshe si sindroma limfonodulare mukokutane. Prek moshën pediatrike. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë temperatura, konjuktiviti, buzët e kuqe dhe të thata, hiperemia e mukozës së gojës, rashi polimorf në trup, deskuamimi i gishtave të këmbëve dhe duarve dhe limfadenopatia cervikale. Hiperemia e kavitetit të gojës dhe adenopatia cervikale janë shpesh simptomat prezantuese.

Mjekimi behet ne qendra te specializuara, ku stafi mjekësor duhet te kete pergaditje superiore per kete lloj semundje, zakonisht ne mjekimin e saj marrin pjese edhe kardiolog.

PËRGATITI: DR. EMIRJONA VAJUSHI



Main menu 2