Jump to Navigation

Infektimi Candida

• Infektimi 'candida' në gojë mundë të paraqitet pas përdorimit të antibiotikëve
• Ky infektim zhvillohet në lëkurë që veç është e pezmatuar
• Pasi ti bëni banjo fëmiut terini palët e lëkurës
• Sa herë që është e mundur, evitoni ti veshni foshnjes brekë plastike ose pelena
• Trajtimi për këtë infektim të lëkurës mundë të bëhet me kremë kortizoni dhe preparate të veçanta kundër 'candida-infektimit' që jepen me udhëzim mjeksor
• Nëse paraqitet në gojë, egzistojnë xhelatinë kundër infektimit ose pika
• Për parandalimin e 'candida's në pjesët e trupit ku përdoret pelena
—foshnjes duhet ti ndërroni pelenat shpesh
—duhet ti lani dhe thani duke fshirë me kujdesë trupin rreth pelenës
—mbroni lëkurën e foshnjes në pjesët ku qitet pelena dhe në ijë duke i lyer ato me mjete që pengojnë lagështin, siç është parafini ose me kremë 'zink'

Ç'është 'candida'?
'Candida' ose infektimi 'fungal' është infektim i zakonshëm i lëkurës i shkaktuar nga tharmi 'Candida albicans'. I pëlqen të rritet në vende të ngrohëta dhe të njoma, siç është goja (candida e gojës), rrudhat e lëkurës në ijë, rreth prapashtesës, ose ndonjëherë në sqetulla.
Në gojë, shkakton një ose më shumë njolla të bardha si krem dhe të thërmueshme të shoqërueshme me skuqje. Zakonisht ngacmon cipën e faqeve, por ndonjëherë mundë të paraqitet në mish të dhëmbve, në qiellzë ose në gjuhë.
Candida' zhvillohet në palët e thella të lëkurës sikur, në ijë ose rreth prapashtesës. Pastaj shpërndahet në kofshë ose mollaqe larg pjesëve kontaktuese të lëkurës. Nuk zhvillohet në lëkurë normale pra aty ku ka patur ekzemë (dermatitis) që tashmë është infektuar me 'candida infektim'. Ky zhvillim është i zakonshëm në lëkurë që mbulohet me pelenë, pra në pjesën e ngrohtë dhe të njomë. Lëkura e infektuar merr pamje me shkëlqim të kuq dhe mund të vërehen luspa në anët e skajshme me pika të vogla të shpërndara larg prej lëkurës së paluar.

Ç'farë e shkakton 'infektimin candida'?
'Candida' egziston në gojë të afër 20% të popullatër së përgjithëshme duke mos krijuar kurfar problemi. Nëse bëhet ndonjë ndryshim i gjendjeve lokale, p.sh. nëse përdoren antibiotikët, atëherë mundë të vijë deri te rritja e 'candida's. Ushqimet që ngelin në gojë përfshirë pijet e ëmbëla dhe qumështin, poashtu mundë të kontribojnë në zhvillimin e infektimit 'candida'.
Lagështia dhe ngrohtësia në palët (shtresat) e lëkurës, sidomos ku edhe dermatitis është prezent, mundë ta bëjnë të mundëshëm zhvillimin e infektimit 'candida'. Nëse 'candida' zhvillohet në dermatitis në palët e lëkurës përdorimi i kremit kortizon pa përdorimin edhe të trajtimit kundër - canida s, mundë ta keqson infektimin 'candida'.

Si trajtohet?
Trajtimet specifike kundër - candidas përfshijnë kremat për zonat rreth pelenës dhe xhelatinë ose pika për gojë. Kremat mundë të propozohen krahas me krema të buta kortizoni për çfarëdo lloji të dermatitisit që mund të jetë prezent. Nëse nëna vuan nga 'candida' vaginale ose në maje të gjinjëve, ajo duhet të mjekohet nga mjeku.
Masat e përgjithëshme për parandalimin e zhvillimit të candidas janë:
• ndërprerja e marrëjes së antibiotikëve
• tharja me kujdesë e tërë palëve të lëkurës pas larjes
• përdorimi i plaçkave të shlira me qëllim të evitimit të ngrohjes së tepruar
• trajtim adekvat i çfarëdo nënshtrese me dermatitis ose pezmatimit të lëkurë shkaktuar nga pelenat

Informata të Mëtejme
Infermijerja e Qendrës Për Shëndetin e Nënës dhe Fëmiut
Farmacisti i juaj
Mjeku i juaj
Dermatologu



Main menu 2