Jump to Navigation

Leukemia, Shkencëtarët zbulojnë një vaksinë kundër sëmundjes

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar së fundi vaksinën kundër sëmundjes së leucemisë. Për herë të parë te njerëzit do të testohet vaksina kundër leukemisë. Ky mund të jep një hap i madh drejt mjekimit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar terapi, e cila mund të shërbejë për parandalimin e kthimit të leukemisë pas hemoterapisë ose pas transplantimit të palcës kockore. Mjekët shpresojnë që terapia e re, e cila aktivizon sistemin imunitar që të luftojë vetvetiu kundër leucemisë, njëherazi mund të jetë e dobishme edhe për mjekimin e llojeve të tjera të karcinomave. Vaksina e parë do t’i jepet një pacienti në New York, ndërsa më tutje vaksina do t’u jepet edhe pacientëve të tjerë anekënd botës. Të dhënat statistikore tregojnë se te shumica e të rriturve, pas terapisë ekzistuese, leukemia kthehet, ndërsa qëllimi i terapisë së re është që të pengohet kthimi i sëmundjes.

Fillesa e sëmundjes
Një grup shkencëtarësh italiane kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm në luftën kundër leucemisë. Departamenti i Onkologjisë Eksperimentale në Universitetin e Milanos dhe Peruxhias kanë zbuluar qelizat e rrënjëve të leukemisë, duke zbuluar edhe fillesën e sëmundjes vdekjeprurëse. Kërkimi është publikuar në revistën “Nature”, ku shkencëtarët shpjegojnë edhe pavdekshmërinë e qelizave të kancerit që ndodhen në zonën celes “P21”, një proteinë e ciklit qelizor. Pas studimeve të gjata, shkencëtarët kanë arritur të sulmojnë këto qeliza, duke kthyer në të vdekshme edhe zonën “P21”, e cila është shkaktarja e sëmundjes së frikshme. Edhe pse gjatë viteve të fundit janë zbuluar shumë ilaçe që izolojnë qelizat tumorale, shpeshherë këto të fundit arrijnë të shumohen duke kaluar çdo pengesë. Me zbulimin që është bërë së fundmi zbardhet fakti se pas qelizave të sëmura veprojnë edhe disa qeliza të tjera “mëmë”, nga të cilat ka fillesën sëmundja. Këto qeliza mund të konsiderohen edhe si serbatori i sëmundjes, pasi furnizojnë në çdo moment miliona qeliza të tjera të sëmura, të cilat më pas sulmojnë trupin e njeriut.



Main menu 2