Jump to Navigation

Avamigran (tableta) AVIS

Përmbajtja e substancave aktive: ,75 mg ergotaminë tartarat, 20 mg mekloksaminë citrat, 25 mg kamilofinë klorid, 80 mg kofeinë, 200 mg propifenazon.
Përmbajtja e substancave ndihmëse: amidon misri, dioksid silici i anhidruar, xhelatinë, krospovidon, talk, oksid i kuq hekuri, stearat magnezi, laktozë, makrogol 6000, citrat natriumi,polisorbat 20, dioksid titani, eudrazhit L 3O D.

1.Çfarë është AVAMIGRAN dhe për çfarë përdoret
Bar kundër migrenës.

Përbërja: Një film tabletë përmban: 0,75 mg ergotaminë tartarat, 20 mg mekloksaminë citrat, 25 mg kamilofinë klorid, 80 mg kofeinë, 200 mg propifenazon.

Paketimi: Kutia me 20 film tableta.

Si vepron AVAMIGRAN
Avamigrani është bar antimigrenoz i kombinuar, komponentët e të cilit ndikojnë në mënyrë sinergjike në mjekimin e migrenës.
Migrena është definuar si kokëdhembje episodike, e cila mund të jetë unilaterale dhe bilaterale, pulsive në cilësi, mesatare dhe e fuqishme për nga intensiteti.
Etiologjija e migrenës ende nuk është plotësisht e qartë, që e vërteton edhe fakti i ekzistimit të shumë teorive për mekanizmin patofiologjik të saj.
Në mënyrë të përgjithëshme është pranuar se 5-HT (serotonina) luan rolin kryesor, duke e konsideruar se serotonina është denominatori i përbashkët i mekanizmit vaskular dhe neurovaskular të sulmit migrenik. Përmes hulumtimeve të shumta biokimike është dëshmuar se përbërja trombocitare dhe plazmatike e 5-HT variaron në faza të ndryshme të migrenës.
Te shumica e pacientëve para sulmit migrenoz akut, niveli i serotoninës në plazmë është i rritur, ndërsa në fillim të sulmit migrenik koncentrimet e serotoninës trombocitare janë mjaft të zvogëluara sikur edhe të koncentrimi i serotoninës në plazmë, ndërsa mjaft është zmadhuar sekretimi i acidit 5-hidroksi indolaceatik, si metabolitit kryesor i 5- HT (serotinina).
Serotinina, 5- hidroksitriptamina, është amine aromatike, neurotransmiter i gjitarëve.
Në indin truror 5-HT vepron si neurotransmetues, por është mjaft i pranishëm edhe jashtë indit neural (te trombocitet dhe sistemin gastrointestinal).
Avamigrani është preparat gjysmësintetik.
Ergotaminë tartarati, substanca kryesore vepruese e avamigranit është alkaloid natyral, i cili gjatë veprimit lidhet me disa receptorë neurotransmetues, përfshirë receptorët adrenergjik, serotonergjik dhe dopaminergjik.
Në llojet dhe subllojet e ndryshme të receptorëve, ergotaminë tartarati manifeston veprim të ndryshëm, agonist dhe antagonist.
Ergotaminë tartarati ndikon në mënyrë stimuluese në muskulaturën e lëmuar të enëve të gjakut periferike dhe të trurit duke shkaktuar vazokonstruksionin e tyre.
Meklosamina posedon veprim antikolinergjik, antihistaminik, antiemetik dhe veprim sedativ.
Veprimi antihistaminik është 3 herë më i fortë se veprimi i difenhidraminës, që është mjaft e dobishme në terapinë e kokëdhembjeve “cluster”.
Përmes veprimit antiemetik, meklosamina ndërpret mundimin dhe vjelljen që janë simptoma përcjellëse të migrenës.
Kamilofina me veprimin e saj direkt në muskulaturën e lëmuar ndikon kryesisht në mënyrë spazmolitike ndërsa në masë të madhe edhe në mënyrë antikolinergjike.
Efekasiteti spazmolitik i kamilofinës është dëshmuar edhe në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut, enët koronare të gjakut dhe në enët e gjakut cerebrale dhe enët periferike.
Kofeina ndikon si stimulues i indit truror dhe respirator.
Vepron si vazokonstriktor në enët cerebrale dhe zvogëlon rrjedhjen e gjakut në indin truror.
Kofeina ka veprim të konsiderueshëm në përshpejtimin e absorbimit të ergotaminës, ndërsa potencon edhe ndikimin analgjezik të shumë analgjezikëve.
Propifenazoni me veprimin e vet qëndror ngren pragun e ndjeshmërisë së dhembjes.

Kur përdoret AVAMIGRAN

  • Migrenat klasike;
  • Format e komplikuara të migrenës;
  • Dhimbje koke e befasishme;
  • Dhimbje koke histaminike;
  • Migrena si profilaksë në dozat e rekomanduara javore.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Dhembje në muskuj të duarve dhe këmbëve të përcjellura me mpirje, dobësi në këmbë, dhimbje në gishta ose kohë pas kohe shpejtim ose ngadalsim i punës së zemrës.
Nëse vihen re efektet e lartpërmendura duhet kontaktuar mjekun.
Nevojitet kontrolli i rregullt i presionit së gjakut.
Bari mund të ndikojë në aftësitë psikofizike, sidomos nëse njëkohësisht përdoren edhe preparate të tjera që ndikojnë në sistemin nervor qendror, siç janë sedativët dhe alkooli.

Kur nuk duhet ta përdorni AVAMIGRAN

  • Ndjeshmëria në substancat përbërëse të barit;
  • Sëmundjet vaskulare;
  • Hipertensioni, angina pektoris;
  • Glaukoma;
  • Adenoma e prostatës;
  • Obstruksionet mekanike të zorrëve;
  • Tireotoksikoza;
  • Sepsa;
  • Pamjaftueshmëria e veshkave dhe e mëlçisë.

Përkujdesjet
Dhembje në muskuj të duarve dhe këmbëve të përcjellura me mpirje, dobësi në këmbë, dhimbje në gishta ose kohë pas kohe shpejtim ose ngadalsim i punës së zemrës.
Nëse vihen re efektet e lartpërmendura duhet kontaktuar mjekun.
Nevojitet kontrolli i rregullt i tensionit së gjakut.
Bari mund të ndikojë në aftësitë psikofizike, sidomos nëse njëkohësisht përdoren edhe preparate tjera që ndikojnë në sistemin nervor qendror, siç janë sedativët dhe alkooli.

Marrja e AVAMIGRAN me ushqim dhe pije
Marrja e njëkohësishme e AVAMIGRAN® filmtabletave me pije alkoolike do të rezultojë me sedacion të rritur.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Aplikimi i AVAMIGRANIT gjatë shtatzanisë dhe dhënies gji foshnjes, është i kundraindikuar.
Dhënia gji mund të zëvendësohet me ushqim alternativ të foshnjes.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari mund të ndikojë në aftësitë psikofizike posaçërisht nëse merret me alkool ose depresorë të sistemit nervor qëndror.
Mjeku dhe farmaceuti duhet ti tërheqin vërejtjen pacientit që duhet të kalojë më së paku 4 orë prej aplikimit të barit deri te drejtimi i automjetit apo përdorimit të makinës.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.

3. Si përdoret AVAMIGRAN
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Rezultatet më të mira arrihen kur bari përdoret në fazat e hershme të migrenës.
Dhimbjet e fuqishme migrenoze: kur paraqiten shenjat e para të kokëdhembjes të merret një tabletë, ndërsa pas gjysmë ore edhe një tjetër.
Doza e përgjithshme ditore nuk bën të kalojë 4 tableta, ndërsa ajo javore 10 tableta.
Dhimbjet mesatare të migrenës: gjatë manifestimit të shenjave të para të kokëdhembjes duhet marrë një tabletë.
Doza e përgjithëshme ditore nuk duhet të tejkalojë 4 tableta, ndërsa ajo javore 10 tableta.

Nëse përdorni AVAMIGRAN më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Shenjat e mbidozimit janë: vjellja, dobësimi, shtangimi, ushtima në vesh, dhimbje dhe cianozë të ekstremiteteve, të përcjella me zvogëlimin ose mungesën e pulsit periferik, hipertension ose hipotension, përgjumje, lodhje, gjendje komatoze, konvulzione dhe shok.
Në rast të intoksimit akut, nëse nuk kanë kaluar më shumë se 4 orë pas marrjes së barit, aplikohet shpërlarja e stomakut.
Gjatë vazospazmit eventuale duhet aplikuar antitodotin natrium nitroprusid dhe talmulin hidroklorid në mënyrë intraarteriale, përkatësisht heparinë së bashku me 10% dekstran në tretësirë të glukozës 5%, me rrugë intravenoze.
Gjatë manifestimit të shtrëngimeve duhet aplikuar diazepam (bosaurin).

Nëse haroni të merrni AVAMIGRAN
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe AVAMIGRANI mund të shkaktojë efekte anësore, zakonisht mund të manifestohen gjatë terapisë së gjatë dhe dozave të mëdha.
Sistemi kardiovaskular: iskemia, cianoza, mungesa e pulsit, ekstremitetet e ftohta, gangrena, ndryshime të EKG-së, dhimbje në muskuj, tahikardi ose bradikardi dhe hipertension.
Trakti gastrointestinal: mundim dhe vjellje.
Sistemi nervor: parastezitë, shtangimi, dobësi, maramendje.
Mund të shfaqen edema të lokalizuara dhe kruarje.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.



Main menu 2