Jump to Navigation

Alora (shurup)

FORMULA
Çdo 5 ml shurup përmban 694.444 mg ekstrakt të lëngut të Pasiflorës; nipaginë dhe nipazol si lëndë konservuese; sheqer kristalor si ëmbëltues dhe alkool etilik.

VETIT Ë FARMAKOLOGJIKE
Ekstrakti i pasiflorës, i cili përftohet nga bima passiflora incarnata, është një bar me veti sedative (qetësuese).
Përbërës veprues të ekstraktit janë disa alkaloidë, si p.sh harmina dhe aribina, si edhe disa flavonoidë, si p.sh viteksina dhe orientina.

INDIKIMET
Alora shurup indikohet për trajtimin simptomatik të gjendjeve të mëposhtme:

  • Ankth ;
  • Çrregullime të gjumit ;
  • Nervozizëm ;
  • Agjitim i përgjithshëm ;
  • Pagjumësi ;
  • Nervozizëm gjatë periudhës së menstruacioneve dhe gjatë menopauzës .

PËRKUJDESJE / PARALAJMËRIME
Vetitë frenuese mbi sistemin nervor qëndror të barit duhet të mbahen parasysh, veçanërisht nga njerëzit të cilët drejtojnë automjete ose përdorin makineri të cilat kanë nevojë për vëmendje.
Gratë shtatzëna mund ta përdorin barin vetëm pasi mjeku të ketë vleresuar me kujdes situatën.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Në kushtet kur bari përdoret sipas udhëzimeve dhe me dozat terapeutike të këshilluara nuk vërehen efekte të padëshiruara apo rreziqe të tjera për shëndetin.

KËSHILLOHUNI ME MJEKUN NË RAST SE JU SHFAQET NDONJË EFEKT I PADËSHIRUAR

NDËRVEPRIMET ME BARNA TË TJERË
Përdorimi i njëkohshëm i Alora shurup dhe barnave që frenojnë sistemin nervor qendror (si p.sh alkooli, barbituratet, barnat qetësues) mund të fuqizojë efektin sedativ (qetësues) dhe hipnotik (gjumëdhënës).
Përdorimi i njëkohshëm me disulfiramin duhet të shmanget.
Në njerëzit që njëkohësisht përdorin aspartame mund të shfaqen sedimente urinare (fenilketonuri).

DOZA DHE MËNYRA E PËRDORIMIT

Të rriturit
Me qëllim që të merret një efekt sedativ gjatë gjithë ditës është e nevojshme që të merren 5-10 ml shurup (1-2 lugë çaji) përpara vakteve ushqimore.
Për trajtimin e çrregullimeve të gjumit këshillohen 10 ml shurup (2 lugë çaji) përpara gjumit.

Fëmijët (mbi 3 vjeç):
Këshillohuni me mjekun.
Në çdo rast nuk duhet të përdoren doza të njëhershme më të mëdha se ½ lugë çaji (2.5 ml).

KUSHTET E RUAJTJES
Të ruhet në një vend të mbrojtur nga drita, me temperaturë 25°C. në paketimin origjinal.

PAKETIMI:

Alora shurup:
Kuti, me shishe me ngjyrë të verdhë në kafe, që përmbajnë 100 ml, si edhe një lugë matëse 5 ml.

ZOTËRUES I LEJES SË TREGËTIMIT:
NOBEL ILAÇ SANAYII ve TICARET A.S.
Inkilap Mah. Akçakoca Sok, No: 10 Umraniye 34768 Istanbul Türkiye .

Nevojitet këshillimi me mjekun përpara fillimit të marrjes së barit.
Bari duhet të mbahet në vende të paarritshme për fëmijët.
Bari jepet vetëm me recetë nga mjeku.



Main menu 2