Jump to Navigation

Asistenti digjital në sfidën tuaj me diabetin

Shumë njerëz me diabet duhet të masin nivelin aktual të sheqerit në gjak disa herë në ditë. Ata kanë nevojë për të dhëna të besueshme, dhe leximi i atyre rrezultateve të interpretohet saktë, ashtu që ata të mund t’i adaptohen si me tretman ashtu edhe me stil jetese gjendjes në të cilën ndodhen. Ekspertët e Bayer HealthCare tani janë duke ju ofruar pacientëve një glukozë-mates, i cili ju ofron një pasqyrë të detajuar të matjeve të tyre. Softueri i integruar mundëson që rezultatet e matjeve të analizohen lehtë në një kompjuter, dhe ato rezultate të dërgohen menjëherë tek mjeku i pacientit për shqyrtim.

Gjithçka në jetën e një personi me diabet sillet rreth të njëjtës gjë: niveli i glukozës në gjak. Nëse ky parametër del jashtë kontrollit, personi është në rrezik. "Një mungesë ekstreme e glukozës mund të çojë në dëmtime të funksionit të trurit apo edhe te humbja e vetëdijës" shpjegon Dr.Petruschke nga Bayer HealthCare. Me një matje të rregullt para dhe pas marrjes së ushqimit dhe administrimin e drejtë të sasive të insulinës, një diabetik mund të mbajë nivelin e glukozës në gjak brenda vlerave normale, dhe kështu të shmangë hipoglikeminë ose hiperglikeminë. Kjo u jep pacientëve më shumë pavarësi dhe siguri. Por, e gjithë kjo është e mundur nëse pacienti është në gjendje të masë dhe të interpretojë në mënyrë të saktë vlerat e glukozës në gjak. "Matjet e glukozës në gjak duhet të analizohen në një mënyrë të strukturuar që të gjinden lidhshmëri, dhe të përcillen trendet e zhvillimit", shpjegon Dr.Petruschke.

Një matje e saktë e nivelit të glukozës në gjak siguron një element të domosdoshëm për mjekun, që shërben për përshtatje të terapisë me antidiabetikë dhe këshilla shtesë në lidhje me stilin e të jetuarit. Aktiviteti fizik, për shembull mund të shkaktojë luhatje të rezultateve. Për pacientët ndonjëherë është e vështirë të identifikojnë rezultatet e tilla devijante në të dhënat e tyre. Dhe ky është një tjetër problem. “Shënimet e mbajtura nga pacientët shpesh përmbajnë gabime dhe mangësi në informacion,” thotë profesor Schnell nga Instituti për Hulumtime mbi Diabetin në Mynih. Dhe si rezultat, përfundimet që nxirren nga këto të dhëna shpesh janë të gabuara, dhe kjo e bënë shumë më të vështirë përmirësimin e gjendjes së pacientit. Në fund të fundit, vetëm të dhënat e besueshme sigurojnë një bazë të mirë për menaxhimin e terapisë.

Dërgimi i të dhënave për nivelin e glukozës në gjak me e-mail Kjo është arsyeja pse ekspertët në Bayer HealthCare tani janë duke ofruar një glukozë-matës inovativ, të dizajnuar në atë mënyrë që tu lehtësojë diabetikëve matjen dhe vlerësimin e nivelit të glukozës. Contour® USB mund të memorizojë deri në 2000 matje të glukozës në gjak, plus informacione shtesë mbi parametrat dytësorë si sforcimet fizike, stresi, sëmundjet tjera, dhe të gjitha këto të dhëna mund të shkarkohen në një kompjuter përmes USB-së e cila është e integruar brenda këtij glukozë-matësi. Softueri i integruar brenda paisjes ju mundëson pacientëve një paraqitje në formë tabelare ose me grafikone të matjeve që i kanë bërë, të cilat pastaj mund edhe ti printojnë. Pajisja,e cila është vetëm pak më e madhe se një USB, jo vetëm e bën më të lehtë për pacientin diabetik menaxhimin e gjendjes, por edhe mjeku përfiton shumë nga kjo paisje.

”Të dhënat nga matjet natyrisht ende duhet të interpretohen nga mjeku i specializuar i cili përcjell gjendjen e pacientit", shprehet Petruschke, "por Contour USB ju mundëson pacientëve të marrin dhe anasjelltas ti dërgojnë të dhënat nga matjet përmes e-mailit te mjeku përkatës, dhe e gjithë kjo padyshim që i lëhtëson shumë të dy palët”. Ky informacion i mirëstrukturuar nga kjo paisje i mundëson mjekut që të përshtatë në mënyrë individuale terapinë për çdo pacient. “Glukozë-matësi i ri ju mundëson pacientëve,  që menjëherë të vërejnë efektet e terapisë, ushtrimeve fizike, dietës apo stresit, me matjen e nivelit të sheqerit në gjak”, shpjegon specialisti. Një studim i kryer së fundmi dokumenton një reagim pozitiv të pacientëve në vlerësimin e matjeve të glukozës në gjak me softuerin e krijuar nga Bayer.

Nëntëdhjetë e pesë për qind e përdoruesve thanë se rezultatet e nxjerrura nga ky softuer, ju kanë ndihmuar atyre që t’i kuptojnë më mirë shpjegimet e dhëna nga mjekët. Shtatëdhjetë për qind e tyre thanë se gjithmonë do të dëshironin  të kishin këtë lloj vlerësuesi në të ardhmen. Një tjetër studim në periudhën post-marketing, në të cilin morrën pjesë 1100 diabetikë përdorues të insulinës, tregoi se vlerësimi i pacientëve për matësin e ri ishte vazhdimisht pozitiv. Dr. Petruschke ka kryer një studim të përbashkët të kryesuar nga eksperti i diabetit nga universiteti i Hamburgut prof. Ulrich Schwedes, për të investiguar performansën e përditëshme të glukozë-matësit, në përdorimin rutinor.

“Pacientët të cilët i bëjnë matjet vetë, gjithnjë e më tepër po marrin një rol aktiv në menaxhimin e terapisë” thotë Petruschke. Diabetikët të cilët kanë një pasqyrë të mirë të nivelit glukozës në gjakun e tyre janë shumë më të motivuar të marrin gjendjen e tyre nën kontrollit, e padyshim edhe cilësia e tyre e jetesës përmirësohet dukshëm. Matësi i ri glukozës kështu i shndërron përdoruesit e tij në menaxherë të suksesshëm.



Main menu 2