Jump to Navigation

Diabetikët duhet ta njohin mirë trupin e tyre

Cilat janë pikat kyçe që pacientët diabetikë nevoitet ti mbajnë nën vëzhgim?
Ata duhet ta njohin shumë mirë organizmin e tyre dhe duhet të dinë se si reagon trupi i tyre në situata të caktuara.  Është e rëndësishme për pacientët të trajnohen mire dhe të dinë të njohin përgjigjen e menjëherëshme. Kjo mund të arrihet duke e vetëmonitoruar nivelin e glukozës në gjakun e tyre. Diabetikët duhet të mësojnë të njohin shenjat e hipoglikemisë dhe mënyrat se si të shmangin këtë situatë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Si mundet që glukozëmatësit modern, si Contour USB ti ndihmojnë pacientët dhe mjekët të monitorojnë nivelet e glukozës në gjak?
Ata i ruajnë vlerat e matura dhe mundësojnë që ato të shfaqen vizualisht. Pacientët mund ti shpalosin raportet e tyre ditore, javore dhe mujore në ekranin e kompjuterit dhe mund ti printojnë ato. Vlerat e matjeve gjithashtu përmes emailit lehtësisht mund të shkëmbehen duke e bërë kështu ndërveprimin mjek-pacient më të thjeshtë. Keshtu, konsultimet mund të përgatiten në mënyrë më efikase dhe të parandalohen gabimet.

Si mund të parandalohet diabeti?
Me një mënyrë jetese të balancuar, për shembull, marrja me aktivitete fizike dhe një dietë të shëndetshme - sepse obeziteti është një nga faktorët e rrezikut për diabet. Sidoqoftë, kjo ndonjëherë nuk është e mjaftueshme krejtësisht ne parandalimin e tij. Individët të cilët kanë persona diabetikë në familje, fillimisht duhet të konsultohen me një mjek në lidhje me faktorët e rrezikut, dhe herë pas here të masin nivelin e glukozës në gjak, sepse sa më herët që zbulohet, aq më i lehtë
është edhe trajtimi i tij.



Main menu 2