Jump to Navigation

Masa të përgjithshme preventive për sëmundjet infektive

Masat e përgjithshme për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe kolektive dhe mbrojtje nga sëmundjet infective përfshijnë:
• Evitimi i ushqimit dhe ujit të mundshëm të kontaminuar.
• Evitimi i kontaktit me feces kafshësh.
• Sigurimi i ujit të pijshëm dhe të mirë për pije dhe për higjienë personale.
• Ruajtja, transportimi dhe larja sipas rregullave e produkteve jetësore para përdorimit.
• Dispozicioni i drejtë i sekreteve të njeriut.
• Shfarosja e minjve, mizave, kacabu dhe dëmtues të tjerë.
• Evitimi i kontaktit të afërt me kafshë që janë pa strehë (mace, qen) etj.
• Edukimi i popullsisë, i personelit të punësuar dhe dëmtues në institucionet shtetërore, qendrat për qëndrim
ditor, për përmirësimin e higjienës personale dhe nevoja nga larja e duarve para manipulimit me ushqim, para hajes dhe pas përdorimit të tualetit.
• Vendosja e fi ltrave në vende ku përdoret uji për pije në stacione për furnizimin e ujit dhe ku ekziston mundësi për ekspozimin e tyre në kontaminim fekal nga njerëzit ose kafshët.
• Mbrojtja e objekteve publike për furnizim me ujë nga kontaminimi fekal, me vendosjen e më tepër zonave mbrojtëse.
• Dispozicioni i drejtë dhe përkatës i materieve fekale dhe të tjera të lëngshme sipas rregullave të rrepta sanitare.
• Sipas nevojës, gjatë kushteve të pasigurta higjienike, detyrimisht zierje e ujit, trajtimi i tij me hipoklorid ose jod.


Main menu 2