Jump to Navigation

Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike

Masat e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike lidhur me rreziqet shëndetësore kanë për qëllim të kryejnë reduktimin e pasojave mbi shëndetin e njeriut dhe mund të kategorizohen në mënyrën si vijon:
Masa primare adaptuese: Masa që ndërmerren për parandalimin e fi llimit të sëmundjes që krijohet nga disbalanca në mjedisin jetësor ndërmjet popullimit të eksponuar.
Masa sekondare adaptuese: masa preventive të ndërmarra si përgjigje të dëshmive të hershme të ndikimeve mbi shëndetin (sh. përforcimi i kontrollit të sëmundjeve dhe përgjigje adekuate ndaj paraqitjes së sëmundjes).

Masa terciare adaptuese: masa për mbrojtje shëndetësore që ndërmerren për uljen e mortalitetit ose morbiditetit të shkaktuar nga sëmundja (sh. përmirësimi i diagnostikimit dhe shërimit të sëmundjes së caktuar infektive).

Përshtatja ndaj pasojave të mundshme nga ndryshimet klimatike mbi sëmundjet infektive në nivel lokal dhe rajonal, përfshin masa shëndetësore publike në rajonet që vijojnë:
• Sisteme për lajmërim të hershëm
• Kontroll sistematik dhe mbikëqyrje mbi sëmundjet që përçohen nëpërmjet ushqimit, ujit dhe vektorëve
• Mbindërtimi i kapaciteteve ekzistuese, duke kyçur kapacitete diagnostikuese dhe ekspertizë

• Avancimi dhe përmirësimi i edukimit shëndetësor të popullsisë, promovimi i masave higjienike midis popullsisë dhe masa për mbrojtje të ambientit jetësor.
Masat për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike janë pjesë e Strategjisë Nacionale për adaptimin e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Për mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive në R. e Maqedonisë, përdoret një sistem i bazuar sindromik për lajmërim të hershëm, ALERT (EWARN) i cili e përfshin paraqitjen e tetë sëmundjeve sindromike, sh. diarreja, ethe akute hemorragjike etj. dhe sistemi rutinor për paraqitjen e obligueshme të sëmundjeve infektive dhe gjendje sipas aktit për mbrojtje nga sëmundjet infektive.
Në kuadër të kapaciteteve laboratorike, duhet përmendur se si rezultat i hulumtimeve të jashtme në nëntor, të vitit 2009 është vërtetuar se në R. e Maqedonisë mungojnë kapacitetet në vijim për vërtetim laboratorik të organizmave patogjenë te njerëzit, në nivel të tërë vendit: bruceloza (Bucellosis), leptospiroza (Leptospirosis), Q-ethet, sëmundje e shkaktuar nga hantavirusi (Hantavirus), ethet hemorragjike të Krimé-Kongos (CCHF), ethet e Nilit perëndimor (WNF), encefalit që përçohet nëpërmjet  rriqrave (TBE). duke e pasur parasysh situatën epidemiologjike me ethet hemorragjike të Krimit-Kongos (CCHF) në vendet fqinje, veçanërisht në Shqipëri, ndoshta, ethet hemorragjike të Krimé-Kongos (CCHF) janë endemike edhe në R. e Maqedonisë. Organizma tjerë patogjenë, që paraqiten për herë të parë, mund të jenë ethet e Nilit perëndimor (WNF) dhe sëmundja e shkaktuar nga hantavirusi (Hantavirus), por nuk ekzistojnë të dhëna të vërtetuara në mënyrë laboratorike, dhe duhet ndërtuar edhe kapacitetet e nevojshme laboratorike.

Po ashtu, është i nevojshëm edhe edukimi i vazhdueshëm i kuadrove mjeksorë në drejtim të rreziqeve shëndetësore nga ndryshimet klimatike.



Main menu 2