Jump to Navigation

Sëmundjet infektive që përçohen nëpërmjet vektorëve

Infeksionet që përçohen nëpërmjet vektorëve, te njerëzit përçohen nëpërmjet shumëkëmbëshave ose thithës, duke i përfshirë edhe brejtësit. Vektorët shumëkëmbësha, siç janë mushkonjat dhe rriqrat, janë gjakftohtë dhe veçanërisht janë të ndjeshëm ndaj faktorëve klimatik.

Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në distribucionin dhe aktivitetin e shumëkëmbëshave. Brejtësit janë rezervuarë të një numri të madh të sëmundjeve të njerëzve dhe popullsia e brejtësve, ju nënshtrohet ndikimeve të kushteve klimatike. Dimrat më të ngrohtë dhe pranvera më e ngrohtë, mund ta zmadhojnë popullsinë e brejtësve, që si dukuri ishte vërejtur disa vitet e fundit. Klima është vetëm një nga faktorët e shumtë, që ndikojnë mbi distribucionin e vektorëve, kurse faktorët tjerë janë shkatërrimi i vendbanimeve, kontrolli i të dëmtuarve dhe dendësia e nikoqirëve. Ndër sëmundjeve që përçohen nëpërmjet vektorëve dhe janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike ka të atillë, që tani më janë prezent në Rajonin tone (si sëmundja e llajmit), si infeksione që mund të paraqiten në ardhmëri (si ethet e Nilit perëndimor).

Sëmundjet në vijim që përçohen nëpërmjet vektorëve, identifikohen si kanosje e mundshme me rëndësi primare për Rajonin tone në drejtim të ndryshimeve klimatike:
Ethet hemorragjike të Krime - Kongos (CCHF) – në periudhën e viteve 2000 deri 2008, janë paraqitur raste të CCHF në vendet fqinje (Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Turqi dhe Greqi (ECDC 2009) ). Përhapja e sëmundjes u përshkruhet dimrave të butë si dhe ndërprerjes së aktiviteteve bujqësore, gjatë së cilës të dyja arsyet sollën deri te zmadhimi i popullsisë së rriqrave. Për këtë arsye, edhe në Rajonin tone duhet të priten infeksione. Llogaritet se në Rajonin tone, tani më janë të pranishëm vektorë të caktuar të fuqishëm (H. marginatum rufi pes). Kjo sëmundje në Rajonin tone regjistrohet në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar në formë epidemike, me 13 persona të sëmurë dhe disa raste vdekjeje, në f. Çiflik, Tetovë. Ethet e Nilit perëndimor (WNF) – sëmundjen e shkakton virus i cili paraqitet disa herë, me disa epidemi në rajonin mediteran dhe Evropën lindore. Zakonisht, sëmundja përhapet nëpërmjet kafshimit nga ana e mushkonjave të infektuara, të cilat infektohen duke u ushqyer me zogj të infektuar. Infeksioni shkakton encefalit te kafshët (kuaj) dhe njerëz. Përhapja e etheve të Nilit perëndimor në Evropë, me siguri është rezultat i kombinimit të faktorëve, duke i kyçur edhe kushtet kohore, numrin e madh të vektorëve-mushkonja dhe zogj të infektuar-shtegtarë.

Deri më tani nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në Rajonin tone, por është e mundshme të jenë paraqitur raste që nuk janë diagnostikuar. Përhapja e (WNF) në Evropë, është rezultat i kombinimit të faktorëve që i kyçin edhe kushtet klimatike, numrit të madh të llojeve të mushkonjave dhe zogjve shtegtarë të infektuar.

Ethet hemorragjike të shkaktuara nga Hantavirus – përçohet nga brejtësit te njerëzit nëpërmjet ekskretit (urina). Virusi është arsye e rrallë për ethe hemorragjike me sindrom renal (HFRS). Klima e ndryshueshme me siguri ndikon mbi numrin e madh dhe migracionin e brejtësve dhe mund të shkaktojë aktivitet të zmadhuar të sëmundjes në Rajonin tone. Hantavirusët janë endemik në Gadishullin Ballkanik. Epidemia e etheve hemorragjike me sindrom renal ndodhi në vitin 2002 në Serbi dhe në Mal të Zi. Deri më tani, nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në Rajonin tone.

Çikungunja (Chikungunya) – përhapet nëpërmjet kafshimit nga mushkonjat e llojit Aedes, para së gjithash nga ana e "mushkonjës tigër", Aedes albopictus, e cila tani më është endemike në R. e Shqipërisë. Ekziston mendim se Rajonin tone është në rrezik nga banimi i mushkonjës Aedes albopictus dhe nga paraqitja e sëmundjes chikungunya, edhe pse deri më tani nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në Rajonin tone. Në pajtim me hulumtimin e bërë për praninë e „mushkonjës tigër", Aedes albopictus në Rajonin tone në vitin 2010 nuk është vërtetuar prania e saj.
Borelioza e Llajmit (Lyme Borreliosis) (LB), encefalit që përçohet nëpërmjet rriqrave (TBE) – është sëmundje më prevalentе që përçohet nëpërmjet rriqrave në Evropë dhe është endemike në Rajonin tone. Dimrat e butë mund ta zmadhojnë numrin e rriqrave dhe ta zmadhojnë rrezikun nga infeksionet. Encefaliti që përçohet nëpërmjet rriqrave, për dallim prej sëmundjes së llajmit, është sëmundje virusale që mund të parandalohet me vaksinë dhe llogaritet për endemike në rajonin e Ballkanit. Si dhe LB, TBE e përçojnë rriqrat Ixodes ricinus, që janë prezentë në të gjitha rajonet e Evropës. Raste të veçanta të kësaj sëmundjeje, me manifestim përkatës klinik dhe shenja tipike janë mjekuar në Klinikën infektive, dhe paraqiten si raste të veçanta në numër relativisht të vogël.
Llajshmanioza (Leishmaniasis) (VL, e lëkurës) – në Evropë, llajshmaniozën e përçojnë karkalecat e zallit. Qentë janë bartësit kryesorë të organizmit patogjen.

Llajshmanioza viscerale (VL) është sëmundje e rëndë klinike, e cila është endemike në Evropën Jugore, duke e përfshirë edhe Rajonin tone. Në periudhën e viteve 1991 – 2008 në Rajonin tone janë regjistruar gjithsej 91 persona të sëmurë nga llajshmanioza viscerale me incidencë prej 4,6/100.000 ose mesatarisht 5 persona të sëmurë, të regjistruar në vit. Hulumtimet tregojnë ndikim potencial të ndryshimeve klimatike në përhapjen e llajshmaniozës në të ardhmen.

Malaria – edhe përkundër disa simulacioneve që parashikuan rritje potenciale të malaries në Evropë, ekziston konsensus, se rreziku është shumë i ulët, duke i konsideruar kushtet e tashme socioekonomike.

Denga – në këtë moment, rreziku nga përçuarja lokale e sëmundjes denga në Evropë është i ulët. Paraqitja e sërishme e sëmundjes varet nga hyrja eventuale e përsëritur e vektorit kryesor në Evropë - mushkonja Aedes aegypti. Sërish, Aedes albopictus, e cila tani më është endemike në Shqipëri dhe Itali dhe shtete tjera evropiane, poashtu, është e aftë ta përçojë dengën dhe i shkaktoi rastet e para të etheve denga në Francë, në shtator, viti 2010. Deri më tani nuk ka raste të paraqitura të etheve – denga në Rajonin tone.

Rikecia konori (Rickettsia conorii) – në një studim prej vitit 2003, ky organizëm patogjen, i cili e shkakton meningjitin cerebrospinal mediteran (MSF), ishte gjetur te llojet e rriqrave, që nuk janë nga familja Ixodes në Shqipëri dhe Turqi. Rezultatet nga ky studim tregojnë se rikecia konori (R.Conorii) mund të jetë endemik në rajonin a Ballkanit.



Main menu 2