Jump to Navigation

Sëmundjet infektive që përçohen nëpërmjet ushqimit

Sfida të reja lidhur me paraqitjen e epidemive të mëdha lidhur me konsumimin e ushqimit, ndodhin për shkak të globalizimit të tregtisë me ushqim, ndryshimet në stilin e jetës te njerëzit, duke përfshirë konsumim të zmadhuar të ushqimit të shpejtë, udhëtimet ndërkombëtare, ndotja e rrethinës së njeriut të shkaktuar nga faktori njeri me produkte fekale në mjedise me sanitet të kufizuar, numri i zmadhuar i katastrofave natyrore si rezultat i ndryshimeve klimatike, si dhe teknologji të reja në procesin e prodhimit të ushqimit.
Kushtet e motit ndikojnë në mënyra të ndryshme mbi incidencën e sëmundjeve, që përçohen nëpërmjet ushqimit.
Së pari, prevalenca e organizmave specifik patogjen te kafshët, mund të zmadhohet me rritjen e temperaturës.

Së dyti, zinxhiri i ftohjes së ushqimit është më vështirë të mirëmbahet në temperatura më të larta, kurse koha e ngrohtë e vazhduar i zmadhon shanset për gabime gjatë punës me ushqim.
E treta, temperaturat më të larta të ajrit ambiental, mund t’i përshpejtojnë ciklet e shumimit të organizmave patogjenë që përçohen nëpërmjet ushqimit, që sjell deri te shkalla më e lartë e kontaminimit. Temperaturat e larta, në bashkëveprim me kushtet jopërkatëse higjienike, menaxhim të gabuar me ushqimin, mos mbajtja e higjienës së duarve, mund të sjellin deri te një numër i madh i sëmundjeve ose epidemive lidhur me konsumimin e ushqimit të pasigurt.

Organizmat patogjenë në vijim, që përçohen nëpërmjet ushqimit dhe shkaktojnë brengë më të madhe në kontekst të ndryshimeve klimatike në rajonin tone:
Toksiinfeksionet alimentare paraqesin grup sëmundjesh që në periudhën prej vitit 1991 – 2008 regjistrohen në mënyrë të vazhdueshme çdo vit me numër të pazvogëluar. Në këtë periudhë, janë paraqitur 26.092 raste të TIA ose mesatarisht nga 1.450 raste për çdo vit. Mbi përgjithshëm për tërë periudhën për rajonin tone është 1304, 6/100.000 banorë, kurse cikli vjetor mesatar është 72,4/100.000, me trend që qartazi do të ruhet.

Gjithmonë në periudhën e shënuar, këto sëmundje gjinden në vendin 4 - 6, ndërmjet dhjetë sëmundjeve infektive të para që paraqiten më shpesh në rajonin tone, varësisht nga fakti nëse në atë vit janë regjistruar më shumë epidemi të TIA. Format sindrome lidhur me toksiinfeksionet alimentare, në mjedisin tonë paraqiten me karakter të shprehur sezonal (në muajt e verës), me disa epidemi më të mëdha/më masive të regjistruara gjatë vitit 2008, të lidhura me kolektive të mbyllura të kufi zuara dhe me burim të përbashkët dhe paraqesin pjesë të patologjisë së rregullt, për çka nuk do të përfaqësojnë çështje të elaborimeve më të gjera në këtë artikull.

Salmoneloza – studimet më të reja të gjurmimeve të sëmundjeve që përçohen me ushqim, tregojnë se raste të sëmundjeve të shkaktuara nga salmonela zmadhohen për 5-10% për secilin zmadhim prej një shkalle celsius. Në periudhën e viteve 1991 – 2008 në rajonin tone janë paraqitur gjithsej 6.969 persona të sëmurë nga kjo sëmundje, me Mb 340,3/100.000 ose mesatarisht gjatë secilit vit janë regjistruar nga 387 persona të sëmurë, me një trend në rritje vitet e fundit.

Shigeloza – në Rajonin tone në periudhën e viteve 1991 – 2008, shigelozat janë regjistruar me gjithsej 2.652 raste, dhe Mb të përgjithshëm 132,6/100.000 banorë për tërë periudhën ose 147 raste të regjistruara të shigelozës për çdo vit, me trend të zvogëlimit sinjifi kant në 8 vitet e fundit, kur mesatarisht janë regjistruar nga 35 raste për çdo vit.
Me siguri, kjo ka të bëjë me furnizimin e përmirësuar të popullsisë me ujë të pastër dhe higjienikisht të rregullt për pije dhe për nevoja të tjera, dispozicion të drejtë dhe higjienik të materieve të mbeturinave të lëngëta dhe të ngurta, ngritja e edukimit dhe informacionit të popullatës lidhur me shprehitë higjienike, përdorimi i ushqimit të pastër dhe me cilësi etj.
Kampilobakter - rreziku nga infeksionet e shkaktuara nga kampilobakter (Campylobacter) është proporcionalisht i drejtë me ngritjen e temperaturës. Studimet e mëvonshme tregojnë rritje të incidencës së kampilobakterit për 2-5% për secilën shkallë të rritjes së temperaturës javore. Edhe pse kampilobakteri shkakton sëmundje, e cila detyrimisht paraqitet në Rajonin tone, në këtë moment nuk ka të dhëna të sigurta për distribucionin e saj, ndërsa vlerësimet janë se incidenca e kësaj sëmundjeje lëviz me mbi 18.000 infeksione në vit.
Organizma të tjera patogjene që përçohen nëpërmjet ushqimit, që shkaktojnë brengë në kontekst të ndryshimeve klimatike –organizma të tilla patogjene janë: brucela, hepatit А, esherihija koli O157 H7 (EHEC) dhe baktere që shkaktojnë helmim bakteriologjik me ushqim (për shembull, Clostridium perfringens).
Në rastin e këtyre organizmave patogjene, efekti nga ndryshimet klimatike ende është në sferën e spekulimeve.
Ndërkaq, për shkak të ndjeshmërisë së mundshme të tyre në klimë dhe rëndësia e tyre për shëndetin publik në Rajonin tone, ato janë kyçur në programet për mbikëqyrje dhe parandalim të sëmundjeve infektive lidhur me ngrohtësinë. Këto sëmundje i nënshtrohen paraqitjes së obligueshme sipas rregullores ekzistuese ligjore.
Nga aspekti epidemiologjik, në rrethin tonë më të rëndësishme janë sëmundjet bruceloza dhe hepatiti i virusit А.
Bruceloza regjistrohet në 30 vitet e fundit në Rajonin tone, në 3 vitet e fundit në vitin 2009 (287 raste), në vitin 2008 (490 raste), kurse në vitin 2007 (381 rast).
Hepatiti А është i pranishëm në vazhdimësi në Rajonin tone dhe regjistrohet: në vitin 2009 (290 raste), në vitin 2008 (243 raste), në vitin 2007 (257 raste).



Main menu 2