Jump to Navigation

Njohuri aktuale per ndryshimet klimatike

Paraqitja natyrale e gazrave që e shkaktojnë efektin e kopshtit serrë (avulli i ujit, karbon dioksid, metan, oksidi i azotit dhe ozoni i troposferës), i mundësojnë energjisë diellore të arrijë deri te sipërfaqja tokësore si dritë e dukshme, e cila e ngroh sipërfaqen e tokës dhe mandej një pjesë e saj emetohet në formë të ngrohtësisë infra të kuqe prapa në kozmos, kurse pjesa tjetër refl ektohet nga gazrat serrë prapa në atmosferë. Ky fenomen e mirëmban ngrohtësinë e planetit tonë, me çka mundësohet kryerja normale e funksioneve fi ziologjike të të gjitha organizmave të gjalla.

Mungesa e gazrave serrë do ta kishte ulur temperaturën e planetit tonë për rreth 33°C, duke e shndërruar Tokën në edhe një planet tjetër pa jetë. Momentalisht, sasia e emisionit të akumuluar të CO2 në atmosferë është me vlerë më të lartë në 400.000 vitet e fundit të krahasuara me vlerat e fituara nga ajri i robëruar në akullnajat e Antarktikut. Nëse emisioni i akumuluar i CO2 në atmosferë vazhdon edhe më tutje të rritet, do të duhet të zmadhohet edhe temperatura e sipërfaqes së Tokës për shkak të mirëmbajtjes së baraspeshës (IPCC 2005).

Me industrializimin dhe rritjen e popullsisë, emisioni i gazrave serrë nga djegia e lëndëve fosile, prerja e pyjeve dhe pastrimi i dheut për përdorim në bujqësi, vazhdimisht zmadhohet. Në 150 vjetët e fundit, gazrat serrë emetoheshin në atmosferë më shpejtë se sa që proceset natyrore mundeshin t’i mënjanojnë. Në mënyrë plotësuese, janë emetuar gazra të reja sintetike dhe është vërtetuar se edhe ato e mbështesin efektin e kopshtit serrë. Në këtë periudhë përqendrimi i këtyre gazrave në atmosferë vazhdimisht rritet, me parashikime se do të vazhdojë të rritet shpejt, paralelisht me rritjen e ekonomisë globale. Këto emisione plotësuese, fillojnë ta çrregullojnë baraspeshën delikate, duke e rritur dukshëm sasinë e gazrave serrë në atmosferë dhe efektin e tyre izolues.

Temperatura e mesme e sipërfaqes së tokës në shekullin e kaluar rritet për 0,74°C. Në 100 vitet e ardhshme, pritet rritje prej 2,3 - 6 °C, varësisht nga skenari. (Bates et al. 2008). Ekziston konsensus global i fuqishëm dhe shkencor se klima ndryshohet dhe se trendët ekzistues të ngrohjes globale, rritja e temperaturës dhe nivelet e detrave dhe ngjarjet ekstreme gjithnjë më të shpeshta të motit (valët e ngrohta, zjarret, stuhitë tropik, vërshimet, thatësira, rrëshqitja e tokës etj.), mund të sjellin deri te  mangësia e ushqimit dhe ujit për pije, humbja e vendbanimeve si dhe zhdukja e disa bimëve dhe kafshëve.

Ndryshimet klimatike e shënojnë ndryshimin e klimës e cila në mënyrë direke ose indirekte i përshkruhet aktivitetit të njeriut, me çka ndryshohet përbërja e atmosferës globale dhe e cila së bashku me variacionin natyror klimatik, vëzhgohet gjatë periudhave kohore që krahasohen.

"Vulnerabiliteti" në kontekst të ndryshimeve klimatike e tregon shkallën në të cilën sistemi i njeriut është i paradisponuar ose nuk mund të adaptohet ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike, duke e kyçur variabilitetin klimatik dhe ekstremet.

"Efektet negative të ndryshimeve klimatike" i shënojnë ndryshimet në mjedisin fizik jetësor ose në botën që shkaktohen si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe që kanë mjaft efekte të dëmshme në përbërjen, fleksibilitetin ose produktivitetin e ekosistemeve natyrore ose ato të menaxhuarat, ose për funksionimin e sistemeve shoqërore-ekonomike, ose mbi shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Ngrohja në dimensione të këtilla, do të ndikojë mbi shumë aspekte të jetëve tona sepse do të shkaktojë ndryshime të temperaturave dhe të reshurave, rritjen e nivelit të detit dhe ndryshimet në shpërndarjen e ujit të freskët. Sigurisht që, do të jenë me rëndësi ndikimet ndaj shëndetit të njeriut, vitaliteti i pyjeve dhe rajoneve të tjera natyrore, si dhe produktiviteti në bujqësi. Planeti më i ngrohtë Tokë, e përshpejton ciklin global të ujit: këmbimi i ujit ndërmjet oqeaneve, atmosferës dhe dheut. Temperaturat më të larta shkaktojnë avullim më të shpejtë dhe tharje më të shpejtë të tokave. Sasia e zmadhuar e ujit në atmosferë do të thotë më tepër shi ose borë. Ndoshta në këtë moment i shohim shenjat e para të ndryshimeve në ciklin e ujit. Këto dukuri mund të shkaktojnë vërshime, erozion të dheut, bile edhe humbje të disa llojeve të organizmave të gjalla.

Ndërsa në disa rajone të tjera, avullimi i zmadhuar sjell deri në thatësira, pasi shirat e shumtë bien në vende tjera.
Në rajonin tone, pritet që ndryshimet klimatike të shkaktojnë rritje të temperaturës së ajrit ambiental dhe të regjistrohen më pak të reshura në periudhën verore. Skenarët tregojnë, se sasitë e përgjithshme të ujit në dispozicion në tokë (derdhja e lumit Vardar) për vitin 2100, pritet të zvogëlohen për 18% (vlerësimet lëvizin nga 13 deri 23%). Përveç kësaj, pritet shpeshtësi e zmadhuar e rrëkeve dhe eventualisht vërshimeve. Pjesë të ndryshme të vendit do të goditen në mënyra të ndryshme (MEPP 2003, 2008). Në rajonin tone me klimë mediterane, duhet të priten sasi të zvogëluara të ujit, një numër më i madh i periudhave të thatësirave dhe pasoja në rritje për shëndetin e njeriut nga valët e ngrohta, kurse në rajonet me klimë kontinentale, pritet një numër i zmadhuar i vërshimeve në dimër dhe pasoja nga gjendjet ekstreme të motit.



Main menu 2