Jump to Navigation

Azathioprine

Hyn tek ilaçet që shtypin sistemin imunitar (immunosuppressive). Në fillimet e veta është përdorur për të parandaluar mospranim që i bën organizmi organeve të transplantuara. Më pas Azothioprine u përdor në njerëzit me artrit reumatik tek të cilët ilaçet e tjera më popullore nuk kanë pasur asnjë rezultat. Ashtu si ilaçet e tjera IASM, edhe ky ilaç është i vonuar në dhënien e efekteve të tij. Mund t’i duhen deri në 3 muaj që të fillojë të japë efektet e para dhe deri në 6 muaj që të japë efektin maksimal.

Ka disa efekte anësore, si: marramendje, të dukët sikur do vjellësh. Meqë sulmon sistemin imunitar zvogëlon aftësinë e organizmit për t’u mbrojtur nga infeksionet e jashtme, si: gripi, ftohje, etj. Para se të merrni këtë ilaç merrni parasysh avantazhet dhe disavantazhet që sjell përdorimi i ilaçit.



Main menu 2