Jump to Navigation

Miotens

Tiocolchicoside. Ampulë 4 mg/2ml. Ampula përmban 2 ml solucion: Përbërës aktiv: Tiocolchicoside 4mg. Një kuti përmban 6 ampula për përdorim intramuskular. Miorelaksant me veprim qendror. Tiocolchicoside sipas disa studimeve ushtron një aktivitet selektiv agonist mbi receptorët GABA-ergjike dhe glicinergjike. Kjo shpjegon efektin e Miotens si në kontrakturat e tipit reflektiv, reumatizmale e traumatike, ashtu edhe në ato spastike me origjinë centrale.

Miotens nuk ndryshon as lëvizshmërinë e vullnetshme, as aktivitetin e muskujve respiratorë. Nuk ndikon në sistemin kardiovaskular. Në të gjitha patologjitë ku janë të pranishme kontraktura të grupmuskujve dhe hipertoni muskulore sitërheqje muskulore, tortikolis, sindroma të dhimbshme post-traumatike ose post-operatore. Sindroma të dhimbshme të kolonës vertebrore dhe të artikulacioneve, artralgji, cervikobrakialgji, lumbalgji dhe lumboiskialgji, dhimbje radikulare. Gjendjet spastike të hemiparezave me origjinë vaskulare, traumatike, neoplazike, Morbus Parkison dhe parkisonizmi medikamentoz.



Main menu 2