Jump to Navigation

Biguanidet

Ilaçet me këtë përbërje janë zhvilluar në vitin 1994. Ato veprojnë nga një drejtim i ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin nivelin e insulinës ato ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga mëlçia dhe zorrët e vogla ku tretet ushqimi. Këto ilaçe janë më të përparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojnë rritje peshë ose ndonjë sëmundje zemre. Por këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara kanë disa efekte anësore.

Shkaktojnë problemë stomaku, diarre, ndjenjën e ngopjes abdominale, etj. Njerëzit që vuajnë me zemër, mëlçi ose veshka këshillohen të mos e marrin këtë ilaç. Ilaçi tipik që përmban biganide quhet metformin.



Main menu 2