Jump to Navigation

Tetraciklina

Ilaçet e kësaj familje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar, si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve).

Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (acne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit rëumatik.



Main menu 2