Jump to Navigation

Analgjezikët

Analgjezikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta të ngjashme me atë të dhimbjës së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera IAJS. Analgjezikët japin efekt shpejt, zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale.

Acetaminophen, përbërësi aktiv që ndodhet në analgjezikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, execedrin dhe Tylenol. Acetaminophen nuk e irriton stomakun si llacët IAJS, por duhet të kihet kujdes që të mos merret me ilaçe që merren për hollimin e gjakut. Gjithashtu nuk duhet të pihen pije alkoolikë shpesh, pasi kjo shkakton që ilaçi të dëmtojë mëlçinë kur pihet alkool rregullisht.



Main menu 2