Jump to Navigation

Sulfoniluret

Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mekin nga goja. Emra të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinese. Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj llacësh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës (pra sasi dhe jo cilësi).

Kjo e zgjidh problemin përkohësisht duke ulur nivelin e glukozës në gjak, por krijon një problem afatgjatë sepse stimulon rritjen në peshë. Pra ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetike e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja.



Main menu 2