Jump to Navigation

Kafeina

Kafeina (ose 1,3,7, trimetilxantina, është quajtur ndryshe edhe Teina), është një alkaloid natyral që e gjejmë në bimën e kafesë, kakaos, çajit, kolas, guaranas dhe matés, si dhe në pijet që prodhohen nga këto bimë. Nga ana kimike është një xantinë dhe si e tillë ka veprim stimulues në sistemin nervor qendror (eliminon përgjumësinë dhe aktivizon sensin e kujdesit dhe të përqendrimit). Kafeina ka një efekt të lehtë diuretik dhe një efekt modest enëzgjerues. Ajo ka një efekt irritues për mukozat e stomakut. Efektet negativë nga mbidozimi janë: eksitimi, pagjumësia, dridhjet e duarve, të përzierat, të vjella, rritja e diurëzes, e ritmit të zemrës (takikardia) dhe ekstrasistola.

Popullariteti i pijeve që përmbajnë kafeinë (mbi të gjitha kafeja dhe çaji) e rendisin këtë substancë psikoaktive më të përhapurën në botë.



Main menu 2