Jump to Navigation

Modifikuesit e kunderpergjigjes biologjike

Njihen ndryshe si "agjentët biologjikë". Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar të cilat janë përgjegjës për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani.

Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë ndryshe edhe "bomba inteligjente". Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik, jo vetëm se po jep rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Deri tani janë aprovuar dy lloje ilaçesh të tilla për përdorim të gjerë: Etanercept (emri në farmaci: Enbrel) dhe Infliximab (emri në farmaci: Remicade).



Main menu 2