Jump to Navigation

Insulina

Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin Tipi 1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin Tipi 2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29 % e diabetikëv të Tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti Tipi 2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës (perizës) dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lënë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt, brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën, bile në një farë shkallë detyron edhe qelizat e yndyrës që të thithin glukozë.

Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës. Me tepricë dhe niveli i glukozës ulet shumë duke shkaktar hipoglicemi. Shumë pak nuk ja del që të detyrojë qelizat të thithin glukozë. Pra është shumë delikat mënyra se si merret insulina. E cila ka dhe efekte anësore që janë hipoglicemi, shtim në peshë trupore dhe sëmundje gjaku.



Main menu 2