Jump to Navigation

Hydroxichloroquina

Si në shumë raste të tjera të provuara në mjekësi, një ilaç që ka efekte të mira mbi një sëmundje mund të këtë efekt edhe mbi sëmundje të tjera. Po kështu edhe me Hydroxichloroquinën, që në fillim është prodhuar si ilaç anti-malarie. Në vitet 1950-1960 studimet e rasteve klinike treguan se ky ilaç ishte efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e artritit reumatik. Hydroxichloroquina është më pak toksike dhe shkakton më pak efekte anësore së ilaçet e tjera IASM.

Por i duhet 3-6 muaj trajtim që të fillojë të ketë efekt mbi sëmundjen dhe që të arrijë maksimumin e vlerës terapeutike që ka i duhen plot 12 muaj. Gjithashtu organizmi e ka të vështirë ta eliminojë këtë ilaç edhe pasi është pushuar trajtimi me të. Ilaçi mbetet në organizëm edhe për 5 vjet që nga dita kur u pi tableta e fundit e ilaçit. Në raste të rralla Hydroxichloroquina mund të shkaktojë dëmtimin e Makulës, që është zona e syrit që rregullon figurën.



Main menu 2