Jump to Navigation

Etarnecept (Enbrel)

Ky ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht do e quajmë FTN. FTN luan rolin kryesor në procesin e ënjtjes dhe dhimbjes së kyçeve. FTN është një Citokinë, një lloj proteinë që ndihmon në rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që shkaktojnë inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë injeksioni dhe merret dy herë në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli). Avantazhet e ilaçit: ky ilaç përdoret në njerëzit ku llacët e tjera anti-reumatike, sëmundje modifikuese nuk kanë pasur efektet e dëshiruara.

Gjithashtu, ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe para se ilaçe të tjera të jenë përdorur. Rezultatet janë të kënaqshme. Në 60-70 % të rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç pacientët kanë pasur një lehtësim të theksuar të ënjtjes dhe dhimbjeve në kyçe. Efektet vijnë shpejt në më se dy javë dhe i duhet 3 muaj që të japë efektin maksimal.



Main menu 2