Jump to Navigation

Kortisteroidet

Janë përdorur qysh në vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgënjeu doktorët se më në fund u gjet dhe një kurë për artritin reumatik. Megjithatë ky mendim u braktis shpejt. Nëse koto ilaçe merren në doza të larta ose për një kohë të gjatë ato mund të shkaktojnë disa efekte anësore ku përfshihet: shtim i peshës trupore, osteoporozë, katarakt, hipertension, rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ulet aftësia për të luftuar infeksionet dhe mbyllur plagët. Gjatë viteve të përdorimit të kortisteriodeve në kemi mësuar se si t’i përdorim ato në mënyrë që të kemi sa më shumë përfitime nga ato, dhe sa më pak efekte anësore. Për të arritur këtë qëllim këto ilaçe përdorën më doza të vogla.

Funksionimi i kortisteriodeve është i tillë: ato ndalojnë prodhimin e qelizave destruktive inflamatore tek kyçet dhe ndalojnë të tjerat që t’i afrohen kyçeve. Por gjithashtu ato ulin prodhimin e kolagjenit që është blloku qendror i shumë indeve të organizmit, si dhe të kartilaxhës (element ndërtues i kyçeve), si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi gjë që mund rrisë shpejtësinë e shkatërrimit të kyçeve prej artritit rëumatik. Sa më e lartë të jetë doza e kortisteriodeve e përdorur aq më shumë ulet inflamacioni tek kyçet, por aq më shumë rritet mundësia që ilaçi do shkaktojë efekte anësore. Prandaj doza e këtyre ilaçeve ulet me kalimin e kohës për të shmangur efektet anësore që vijnë nga përdorimi i gjatë i ilaçit si Osteoporoza (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.



Main menu 2