Jump to Navigation

Mosha dhe fertiliteti

Mosha e cifteve midis te 30-ave e te 40-ave qe kerkojne te kene femije eshte duke u rritur me kalimin e kohes. Aktualisht 25% e pacienteve qe paraqiten prane qendres tone jane te moshes mbi 40 vjec. Ne ditet e sotme eshte e zakonshme krijimi I familjes ne moshe te madhe per nje sere arsyesh si: karriera, kerkimi I nje stabiliteti ekonomik , lidhje serioze dhe e sigurt me partnerin. Por duhet kuptuar qarte se tek femrat rritja e moshes sjell renien e aftesise riprodhuese. Sidomos pas te 30-ave.
 
Kjo eshte pasoje e zakonshme e kalimit te moshes. Renia e fertilitetit te ciftet ne moshe te avancuar eshte e dokumentuar. Mjafton te kujtojme se rreth nje e treta e grave qe ngelen shtatzan ne te tridhjetat e vonshme dhe gjysma e atyre qe jane mbi 40 vjet kane problem infertilitetin. Ne programet e riprodhimit te asistuar rastet e shtatzanive te suksesshme te grate mbi 40 vjet jane nga nje e treta deri te gjysma e atyre te grave me te reja.Programet e asistences se riprodhimit rralle jane efektive ne gra mbi 40 vjec.
 
Te grate, me rritjen e moshes, shanset per nje shtatzani te suksesshme bien ashtu si rriten shanset e abortit apo anomalive kromozomale.

Ne fekondimin invitro( IVF) mosha kompromenton trajtimin e suksesshem ne shume menyra. Ne moshe te perparuar numri I ovociteve te mbledhura bie, po ashtu dhe kualiteti I embrioneve. Per disa femra ne moshe te avancuar trajtimi qe perfshin dhurimin e vezeve eshte mundesia me e mire per te arritur nje shtatzani te suksesshme.Informacionin mbi kete program mund ta merni nga koordinatori dhe specialisti I fertilitetit prane qendres tone.
 
Ndersa te mashkulli prodhimi I sperms vazhdon gjate gjithe jetes prandaj me rritjen e moshes mundesite per te realizuar nje shtatzani ulen me pak se te nje femer.Ndryshimet me kalimin e moshes te nje mashkull jane modeste por gjithsesi te konsiderueshme.
 
Ka te pakten dy arsye per te besuar qe cilesia e sperms bie me rritjen e moshes.se pari rritja e frekuences se patologjive autozomale e lidhur me mutacionet gjenetike dhe gjithashtu rritja e riskut per trizomi e lidhur me rritjen e moshes.



Main menu 2