Jump to Navigation

Këshillat për rritjen e fertilitetit

Kur vendosni të bëheni prindër duhet të riorganizoni shprehitë e ushqimit. Si për shembull, sheqernat, kafeina, duhani, lëngjet e gazuara dhe alkooli, dhe përdorimi i substancave të tjera që mund ta dëmtojnë shëndetin duhen të ndërpriten. Nëse do të pini çaj atëherë duhet ta pini pa sheqer ose duke e ulur sasinë e saj.
 
Tanimë e dimë sigurt se obeziteti gjegjësisht mbipesha është faktor rreziku për shumë sëmundje si sëmundjet e zemrës, hipertension, sëmundjet ishemike cerbovaskulare, diabeti (tipi i dytë), kanceri në mitër dhe gji, cistat e vezoreve (sindromi i vezoreve policistike), depresion, ostoartriti (reumatizma), venat varikoze, sindroma e apneas së gjumit, vështirësi në lindje. Studimet e fundit kanë treguar se humbja e peshës për 5-10% mund të rrit gjasat për fertilizim dhe shtatzëni në mënyrë dramatike.
 
Nikotina në duhan mund të ndikojë në vezore duke çuar kështu në anomalitete gjenetike. Tek meshkujt të cilët përdorin duhanin është vërejtur se ka më shumë probleme të lëvizjes dhe strukturës së spermës së tyre. Meshkujt duke pirë duhan i bëjnë bashkëshortet e tyre përdoruese pasive të duhanit, e cila çon në dëmtimin e shëndetit riprodhues. Shtatzënat që thithin duhan janë më të prira për të lindje të parakohshme. Gjithashtu, vdekja e papritur e fëmijës është situatë që vërehet më shpesh te përdoruesit e duhanit. Meshkujt duhet ta ndërpresin përdorimin e duhanit 2.5 muaj përpara, në mënyrë që duhani të mos ndikojë negativisht tek sperma e mashkullit, ndërsa gratë më së paku një muaj përpara se të vendosin për të mbetur shtatzënë (nëse femra vuan nga ndonjë “problem hormonal” koha e ndërprerjes së duhanit është e njëjtë më atë të meshkujve).
 
Edhe alkooli ul gjasat për të mbetur shtatzënë. Foshnjat të cilat për një kohë të gjatë janë ekspozuar ndaj alkoolit në barkun e nënës mund të pësojnë vonesë mendore, çrregullime të të mësuarit dhe çrregullime të sjelljes. Edhe tek meshkujt alkooli mund të ulë sasinë dhe cilësinë e spermës.
 
Për të lehtësuar procesin e mbetjes shtatzënë çifti nuk duhet të përdor vetvetiu barna në shtëpi. Vitaminat (acid folik dhe multivitmainat) ose pilulat me hekur (për gjak) që përdoren për shtatzëni nuk e lehtësojnë procesin e mbetjes shtatzënë. Çdo femër që dëshiron të bëhet nënë duhet të përdor në mënyrë të balancuar acidin folik dhe ushqimet e tjera dhe kjo jo për të lehtësuar shtatzëninë por për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijës.
 
Përveç një programi të personalizuar të ushqimit dhe ushtrimeve fizike mund të shtohen edhe terapi plotësuese si akupukntura, terapi nervore, TLE (teknika e lirisë së emocioneve) dhe NLP , për të zvogëluar rreziqet e stresit tek nëna dhe për të rregulluar balancën hormonale; dhe për ta tejkaluar ndjenjën e dëshirës për të ngrënë shumë dhe të pangopshmërisë.



Main menu 2