Jump to Navigation

Kujdesi i Gjirit gjatë Periudhës së Shtatzënisë dhe Lindjes

Femrat kanë dëshirë instiktive për të pasur dhe për t’u kujdesur për fëmijë, ndërkohë që për t’u realizuar këto dëshira sigurisht që duhet pasur disa kushte për plotësimin e nevojave sociale. Pasi që të realizohet dëshira asht’u siç është kërkuar dhe ëndërruar, dhe nëna merr në krah fëmijën e saj, atëherë shfaqet edhe një instinkt tjetër i domosdoshëm që është dhënia e gjirit. Si e përgatit trupi veten gjatë kësaj periudhe, me çfarë probleme mund të ballafaqohet, çfarë duhet bërë në periudhën e gji-dhënies?
 
Gjatë periudhës së shtatzënisë ndodhin shumë ndryshime në trup. Së pari, për t’u realizuar shtatzënia duhet që të punohet sipas rregullave të përcaktuara. Shtatzëninë e fillojnë dy qeliza të përzgjedhura, të takuara në kohë dhe vend të duhur: veza dhe spermatozoidi. Për të menaxhuar tanimë një trup me dy persona të gjitha organet e trupit fillojnë të marrin një qëndrim të ri me qëllim që shtatzënia të vazhdojë e shëndetshme. Për këtë arsye deri sa të lindni foleja më e sigurt e fëmijës është trupi juaj. Ky rend vazhdon t’i shërbejë fëmijës suaj, gjatë dhe pas lindjes. Gjëja më e mirë që do të ndihmojë në rritjen e shëndetshme të fëmijës suaj, përsëri do të jetë “qumështi i nënës” që është ushqim që vjen nga ju.
 
Dhimbja e gjoksit, ndjeshmëria si dhe plotësimi i tyre përbëjnë shenjat e para të shtatzënisë. Ndryshimet në strukturën e saj vazhdojnë gjatë gjithë shtatzënisë. Me sekretimin e hormoneve gjatë shtatzënisë, pas lindjes shtohen kanalet e qumështit për gji-dhënie, zgjerohen dhe bëhen gati për të sekretuar. Fillojnë të shfaqen ndryshime të dukshme në madhësinë e gjinjve. Ndjeshmëria e përjetuar në tre muajt e parë të shtatzënisë, humbet në javët në vazhdim. Gjatë periudhës së rritjes së gjinjve fillojnë të shihen damarët nën lëkurë dhe thumbi i gjirit duke marrë një ngjyrë më të mbyllët bëhet më i qartë. Mund të fillojë kruajtja në lëkurën e zgjeruar. Pas pjesës së dytë të shtatzënisë mund të vërehet dalja e lëngut nga gjinjtë, që ndodh vetvetiu. Ky lëng është më i dendur dhe nuk është si qumështi por është më i verdhë. Çdo grua shtatzënë nuk e përjeton këtë gjendje domosdoshmërisht. Nëse vëreni se keni lëng në gji, atëherë gjatë kontrollit tuaj duhet ta ndani këtë me mjekun. Ngjyra e lëngut është shumë e rëndësishme. Përveç lëngut që ka ngjyrë normale të bardhë- të verdhë, rrjedhja e gjelbër ose e përgjakur e lëngut duhet të hulumtohet më tej. Në praninë e ndonjë infeksioni, trajtimi i nevojshëm duhet të planifikohet nga mjeku. Është një fakt tanimë i njohur që mundësia e kancerit në gji është më e vogël tek gratë që kanë lindur dhe kanë dhënë gji. Rrjedhja e thumbit të gjirit gjatë kohës së shtatzënisë në pjesën më të madhe të kohës nuk paraqet ndonjë rrezik dhe nuk duhet t’ju frikësojë.
 
Për të marrë nga mjeku një përgjigje si “kjo është një rrjedhje normale, mos u shqetëso”, duhet domosdoshmërish t’i ndani me të ndryshimet në trupin tuaj.
 
Së bashku me lindjen fillon një periudhë e re. Tani nëna mund ta prek fëmijën e saj të cilën e ka rritur dhe ushqyer në mitër. Midis raporteve më të mrekullueshme midis nënës dhe fëmijës, më e madhja është gjatë gji-dhënies. Menjëherë pas lindjes fëmija është në duart e nënës, e cila pa ditur se çfarë duhet bërë përpiqet që t’i jap gji menjëherë fëmijës së saj sapo ta sheh që ajo po qan. Nëna e re fillon të shikojë përreth saj me shqetësim duke pyetur “a nuk po më vjen qumështi, apo nuk po i mjafton foshnjës sime?”. Në këtë rast ndërhyjnë menjëherë gratë më të vjetra të familjes ose shoqet me përvojë. Pas lindjes, infermierja mami apo infermierja e fëmijëve duhet që t’i edukojë nënat për gji-dhënie. Emri i qumështit të parë që vjen është “kolostrum”. Ndryshe njihet edhe si qumështi i gojës dhe luan rolin e vaksinimit të fëmijës. Ky qumësht i cili mund të zgjasë një javë dhe i cili mund të vjen edhe gjatë shtatzënisë, duhet t’i jepet fëmijës pavarësisht nëse e ngop atë ose jo. Dy rregullat e rëndësishme të dhënies së qumështit cilësor janë: nëna duhet të konsumojë sasi të mjaftueshme të ujit dhe duhet t’i jap gji fëmijës me orar të rregullt. Idealja do të ishte që fëmija të ushqehet me qumështin e nënës sa herë që ai kërkon, mirëpo kjo nuk është gjithmonë e mundur. Për gji-dhënie duhet të përdoren të dy gjinjtë. Qumështi i mirë që mblidhet në gjirin e nënës mund të shkaktojë probleme, për të cilat do të flas më vonë. Për të dhënë gji në mënyrë të saktë, është rregull që nëna të merr një pozicion të rehatshëm. Fëmija duhet ta kap të gjithë pjesën ngjyrë kafe të gjirit (areola) dhe jo vetëm thumbin e gjirit. Ndërsa, thumbi i gjirit duhet që të mirëmbahet mbas gji-dhënies por rekomandojmë që të përdoret sapuni apo produktet e tjera të pastrimit. Nëna duhet që ta shpërndajë qumështin e saj rreth thumbit të gjirit dhe të pres derisa të thahet ose të përdorë ndonjë krem për parandalimin e qarjes së thumbit të gjirit, i cili krem nuk kërkon të lahet dhe pastrohet pasi që të jetë lyer.
 
Problemi më i madh i periudhës së gji-dhënies është çarja e thumbit të gjirit. Është shumë i rëndësishëm parandalimi i këtyre qarjeve. Si faktorë parandalues konsiderohen pozicioni i saktë i gji-dhënies, pastrimi dhe mirëmbajtja e thumbit të gjirit dhe thumbi i gjirit të jetë i lagësht. Masat paraprake të marra në fund të një muaji ose një muaji e gjysmë të shtatzënisë ndihmojnë në parandalimin e çarjes së thumbit të gjirit. Do të ishte shumë e dobishme nëse do të përdoreshin kremat e veçantë duke filluar nga muaji i 34-të dhe 35-të i shtatzënisë, të përdoreshin sutienat e veçantë të gji-dhënies apo leckat e veçanta për thumbin e gjirit. Nëse pas gjithë kësaj përsëri shfaqen çarjet në gji atëherë problemi i shfaqur është i dyanshëm. Për nënën fillon një periudhë e gji-dhënies me dhimbje. Kjo dhimbje mund të bëjë që fëmija të mos ngopet me ushqimin, meqë nëna fillon të tërhiqet nga procesi i gji-dhënies. Gjiri i cili nuk është zbrazur mirë bën që pas një kohe qumështi të grumbullohet dhe në këtë mënyrë të shkaktojë bllokimin e kanaleve të gji-dhënies. Çarjet e gjirit janë një derë e hapur për hyrjen e mikroorganizmave në trup dhe këto infeksione mund të çojnë jo vetëm në shqetësimin e nënës por edhe të fëmijës. Në gojën e fëmijëve që ushqehen me gjirin e nënës shfaqja e infeksionit të këpurdhave e njohur si “afta” ka si faktorë kryesor vendosjen e këpurdhave në pjesët e çara të gjirit të nënës. Nëse në këto raste vonohet në ndërmarrjen e masave atëherë në gji mund të shfaqet infeksione që mund të çojnë deri te absesi i gjirit. Mastiti është emri i infeksionit në indet e gjirit. Dhe kjo mund të çojë në përjetimin e gjendjes “zjarrmia e gjirit” tek nëna. Faktori kryesor i zjarrmisë së pashkak gjatë periudhës së gji-dhënies është gjiri. Simptomat si tensionimi i gjirit, rritja e lehtë e temperaturës dhe gji-dhënia me dhimbje janë tipike për mastitin. Në një rast të tillë, fillimisht duhet të bëhet ekzaminimi nga mjeku.
 
Masat e thjeshta parandaluese: tabletat për uljen e zjarrmisë, mjelja e gjirit të bëhet me fasha të ngrohta dhe vazhdimi i gji-dhënies bëjnë që kjo periudhë të tejkalohet lehtë dhe të rregullohet. Mirëpo nëse kjo gjë shpërfillet apo identifikohet vonë atëherë mund të zhvillohen simptoma si forcimi i gjirit, zjarrmia në gji, ënjtja nën sqetulla dhe madje mund të zhvillohet absesi dhe pikërisht në këtë rast duhet të përdoren antibiotikët. Në disa raste zbrazja e absesit nga gjiri bëhet përmes ndërhyrjeve të vogla kirurgjikale dhe kjo përshpejton shërimin. Në gjirin ku është zhvilluar absesi mund të ndërpritet gji-dhënia mirëpo nëna duhet të vazhdojë patjetër me mjeljen e gjirit. Kjo shfaq nevojën e ushqimit të fëmijës me ushqime të tjera shtesë dhe kështu pengon kohëzgjatjen e dëshiruar të gji-dhënies. Të dyja situatat e fundit duhet të vlerësohen nga mjeku juaj. Ndonjëherë mund të ndodhin e gjëra të pakëndshme, kështu për shkak të problemeve të përjetuara gjatë kohës së shtatzënisë ose pas lindjes mund të shfaqen situata për ndërprerjen e qumështit të gjirit. Edhe në këto raste, përsëri me rekomandimin e mjekut përdoren disa barna. Për të ndalur prodhimin e qumështit brenda dy javëve duhet të përdoren sutiena që e mbështjellin fortë gjinjtë ose të bëhet stimulimi i thumbit të gjirit.
 
Lidhja më e fortë emocionale midis nënës dhe fëmijës krijohet përmes gji-dhënies. Në çdo moment, nëna është në gjendje që ta ushqejë fëmijën e saj me qumësht të nxehtësisë së përshtatshme dhe kjo nuk ka kosto shtesë. Ajo ka përparësi të padiskutueshme sa i përket rritjes dhe zhvillimit të fëmijës dhe i ndihmon fëmijës në fitimin e rezistencës kundër infeksioneve të ndryshme. Përveç përfitimeve të fëmijës është vërtetuar se gji-dhënia është shumë e dobishme edhe për nënën. Gratë që mjelin gjoksin e tyre krahasuar me ato që nuk mjelin gjirin kanë më pak rrezik për kancer të gjoksit, vezoreve dhe të mitrës; ndihmon në uljen e sasisë së gjakderdhjes pas lindjes, dhe ndihmon mitrën që t’i kthehet formës së aj të mëparshme për një periudhë më të shkurtër. Një informacion i gabuar është se qumështi e mbron nënën nga shtatzënia e padëshiruar. Edhe pse thuhet se për 3 muajt e parë për gratë që japin rregullisht gji përfshirë edhe gjatë natës ato janë të mbrojtura, funksionimi i vezëve që fillon pas 6 javëve është i mjaftueshëm për fillimin e shtatzënisë. Gratë të cilat janë në kohën e gji-dhënies që kanë planë për formimin e familjes atëherë duhet të përdorin metodat mekanike (prezervativ, spirale, diafragmë), ose metoda hormonale që nuk përmbajnë estrogjen në vete. Për arsye se hormonet që përmbajnë estrogjen prishin përmbajtjen e qumështit dhe kështu zvogëlojnë dëshirën e fëmijës për thithje dhe madje kur kalon në qumësht mund të shkaktojë gjakderdhje vagjinale tek foshnjat vajza.
 
Gjatë kohës së shtatzënisë, në situatat kur përveç lëngut dhe qumështit rrjedh edhe gjak apo qelb në gjoksin e nënës apo gji-dhënies atëherë duhet patjetër të konsultoheni me mjekun. Mos harroni se qumështi është lëngu më e pastër që rrjedh nga gjoksi juaj dhe që e lidh fëmijën tuaj në jetë.
 
Kujdesuni për veten.



Main menu 2