Jump to Navigation

Heqja e tubave fallopian problematik rrit gjasat për shtatzëni

Në rastet e infertilitetit rreth 35% e problemeve janë të lidhura me tubat fallopian. Në terapinë e fekondimit në epruvetë, midis shkaqeve të ndryshme të infertilitetit problemet e lidhura me tubat fallopian përbëjnë përafërsisht 35% të rasteve. Specialistet thone se “Heqja e tubave problematike fallopian rrit gjasat për shtatzëni, për arsye se lëngu i grumbulluar në brendi të tubave kur vendoset mbi embrion ka efekt toksik dhe kjo ul gjasat e shtatzënisë” dhe shton se:
 
“Në mjetet e komunikimit çdo ditë po del një informacion i ri mbi infertilitetin. Rreth 5 milion çifte të cilët duan të bëjnë fëmijë i shikojnë, hulumtojnë dhe interpretojnë sipas mënyrës së tyre këto programe me një interesim të madh dhe duke e perceptuar informacionin në mënyrë selektive”. Një prej pikave të panjohura mirë ose e keqinterpretuar është ndikimi i heqjes së tubave fallopian në shanset për shtatzëni.
 
Fillimisht në terapitë e fekondimit në epruvetë përmes fotografimit të mitrës duhet të merren njohuritë mbi gjendjen e tubave. Nëse në film vërehet se një ose dy tuba fallopian janë të mbyllura atëherë terapia duhet të fillojë pasi që të hiqet tubi ose tubat. Për arsye se në shumë studime të bëra është provuar se lëngu i grumbulluar në brendi të tubave kur vendoset mbi embrion ka efekt toksik, dhe kjo toksinë ul gjasat për shtatzëni. Heqja e tubave problematike përpara fillimit të terapisë së fekondimit në epruvetë rrit gjasat për shtatzëni.
 
Në terapinë e fekondimit në epruvetë tubat fallopian nuk kanë asnjë rol
 
Në terapinë e fekondimit në epruvetë tubat e femrës nuk asnjë lloj funksioni. Zaten terapia e fekondimit në epruvetë kryhet tek personat tek të cilët sperma me vezët nuk takohen në tuba. Në këtë terapi ku tubat fallopian nuk asnjë funksion, tubat e hapura apo jo të pacientit nuk ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Mirëpo, në disa pacientë edhe nëse tubat janë të hapura ka raste që brendia e tubit të mbushet me ujë. Kjo gjendje njihet si “hidrosalpinks”. Lëngu i grumbulluar brenda në tub në fakt është i dëmshëm për embrionin dhe e pengon atë që të ngjitet me mitrën. Studimet laboratorike kanë treguar se lëngjet e grumbulluara në tuba nuk i zhvillojnë embrionet e ekspozuara.
 
Infeksionet e përjetuara në të kaluarën mund të përbëjnë rrezik
 
Hidrosalpinks në përgjithësi është një çrregullim i heshtur. Kjo gjendje mund të përcaktohet përmes filmimit të mitrës të quajtur testi HSG. Në nivelet e përparuara mund të nevojitet ultrazëri. Infeksionet e mëparshme apo ndërhyrjet kirurgjikale mund të çojnë në hidrosalpinks. Fatkeqësisht trajtimi nuk mund të bëhet me barna për arsye se lëngu i grumbulluar në tuba shkakton deformim të përhershëm. Edhe pse pacientët të cilët vuajnë nga hidrosalpinks nuk përjetojnë ndonjë shqetësim në jetën e përditshme, tek gratë të cilat duan të mbesin shtatzënë me metodën e fekondimit në epruvetë atëherë ky çrregullim ul gjasat e tyre për shtatzëni.
 
Në terapi aplikohet metoda laparaskopike përmes së cilës lëngu i grumbulluar në tub hiqet nga vendi nga ku është lidhur me mitrën. Në disa raste, nëse tubi është shumë i ngjitur me brendinë e abdomenit atëherë tubi nuk hiqet por pritet pjesa në të cilën është e lidhur me mitrën në mënyrë që të ndërpritet kjo lidhje dhe kështu pengohet derdhja e ujit të mbledhur nga tubi në mitër.
 
Heqja e tubave ndikon negativisht në gjendjen psikologjike të gruas
 
Në momentin kur pacientëve të cilët duan të bëjnë fëmijë u themi se “do ta heqim ose lidhim tubin fallopian të e gruas suaj” kjo gjendje dhe veçanërisht gratë i çon ata në dëmtime serioze psikike. Në botën e brendshme të gruas krijohet frika se do të humb të gjitha funksionet e saj për të lindur. Kjo gjendje bëhet më e dukshme veçanërisht tek gratë të cilat vuajnë nga hidrosalpinksia në të dy tubat fallopian. Mirëpo, kjo metodë duhet që të praktikohet patjetër në mënyrë që të ketë sukses terapia e fekondimit në epruvetë.



Main menu 2