Jump to Navigation

Sa janë të sigurta barnat për parandalimin e shtatzënisë?

Çdo ditë e më tepër po shfaqen metoda të ndryshme për mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar. Mirëpo, përveç dy metodave e tërë përgjegjësia mbetet te femrat. Për shumë vite me radhë, me miliona gra ganë përdorur këto barna me qëllim të mbrojtjes nga shtatzënia apo për trajtim. Megjithatë, kohëve të fundit kanë filluar të përhapen lajme të pafavorshme për këto barna, për këtë qëllim vendimi për të filluar përdorimin e këtyre barnave duhet të merret gjithsesi bashkë me një ekspert.
 
Barnat për parandalimin e shtatzënisë përmbajnë hormonet estrogjen dhe progesteron në secilën tabletë. Qëllimi i këtyre hormoneve është që ta shtypin në mënyrë të kthyeshme ovulimin mujor.
 
Edhe ndryshimet në llojin e progesteronit bëhen zgjidhje për trajtimin e disa sëmundjeve (mbushja me puçrra, përhapja e qimeve, sindromai i vezoreve policistike…). Ndër tiparet jo tërheqëse të barit është se duhet të merret çdo ditë në orë të caktuar, mirëpo nëse përdoret si duhet suksesi i mbrojtjes arrin deri në 95 %.
 
Përveç tiparit mbrojtës, faktorët që e bëjnë pozitiv marrjen e këtyre barnave çdo ditë janë pakësimi i gjakderdhjes menstruale, dhe te gratë që kanë dhimbje gjatë periudhës së tyre largojnë dhimbjen pas disa muaj përdorimi. Kush duhet të përdor Spirale?
 
Spiralet me hormone ndërkaq, për shkak se përmbajnë vetëm një lloj të hormonit, janë ideale për gratë që nuk duhet të përdorin estrogjen. Kjo është një metodë që rekomandohet për gratë që kanë lindur fëmijë në të kaluarën.
 
Për shkak të përmbajtjes hormonale spiralja normale shkakton rritjen e gjakderdhjes por pa dhimbje. Madje, në disa situata mjekësore përdoret për qëllime trajtimi.
 
Ky bar duhet të zbatohet në spital nga gjinekologu dhe gjendja duhet të përcillet çdo vit. Pas largimit të spirales, pjelloria kthehet në gjendjen e mëparshme muajin pasues.
 
Në vend të barnave, unaza vagjinale
 
Injeksionet mujore dhe implantet nën lëkurë (për pengimin e shtatzënisë) meqë përmbajnë hormone të vetëm një lloji, pengojnë efektet e padëshirueshme të estrogjenit. Injeksionet mujore duhet të bëhen në qendrat mjekësore.
 
Këto rekomandohen për shkak se përdoren lehtë. Ndërsa vendosja e implantit kërkon ndërhyrje kirurgjike. Implanti i vendosur nën lëkurë siguron mbrojtje deri në pesë vite. Për ta larguar implantin përsëri duhet të bëhet një ndërhyrje kirurgjike me anestezion lokal.
 
Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre metodave nuk siguron mbrojtje nga sëmundjet që transmetohen seksualisht; e vetmja mënyre për t’u mbrojtur është përdorimi i kondomit.
 
Ndërsa unaza hormonale vagjinale është një metodë e re që ka filluar të aplikohet në vendin tonë, dhe sikurse barnat përmban hormon. Kjo është një metodë ideale për gratë të cilat nuk dëshirojnë të marrin barna çdo ditë.



Main menu 2