Jump to Navigation

Historia e Zhvillimit të Okulistikës

     Okulistika (Oftalmologjia) është degë  e mjeksisë që merret me anatominë, fiziologjinë dhe sëmundjet e syrit. Okulisti është specialisti që trajton problemet mjeksore dhe kirugjikale të syrit. Fjala Oftalmologji vjen nga fjala greke ophthalmos që do të thotë sy dhe logos që do të thotë shkencë, pra është ‘shkenca e syrit’.
     Njerëzit kanë patur probleme me syrin dhe pamjen për sa kohë kanë qëne në këtë tokë. Plakja ka qënë po aq problem sa është dhe sot dhe ka patur gjithnjë njerëz miop dhe hipermetrop si dhe probleme me syrin si katarakti, glaucoma dhe prishje maculare.

Fillimet e okulistikës dhe optikës filluan në kohën e lashtë. Edhe trajtimi i sëmundjeve të syrit fillon që në kohrat e lashta.
     Të dhënat e para vinë që në vitin 800 p.e.s kur  kirurgu indian Sushruta përshkruante në gjuhën Sanskrit rreth 76 sëmundje të syrit 51 prej të cilave ishin sëmundje kirugjikale. Ai gjithashtu përshkruante edhe instrumente dhe teknika të ndryshme të ndërhyrjeve kirurgjikale në sy. Kirurgu indian Sushruta njihet si kirurgu i parë i kataraktit të syrit.
      Në Egjipt, sipas të dhënave të gjetura në papiruse që datojnë nga 1600 deri 1300 p.e.s.  njiheshin shumë sëmundje të veçanta të syrit si infeksioni i kapakut të syrit (blepharitis), katarakti dhe  pterygium (një mëmbranë anormale midis kornesë dhe kapakut të syrit) , por ata nuk kryenin ndërhyrje në sy.

     Si në Babilon dhe në Egjipt mjeksia e hershme greke zotërohej nga priftërinjte dhe kurat të mbinatyrshme. Kjo u ndryshua nga Hipokrtai i cili jetoi nga 460 deri më  370 para erës sonë. Në vend që ta mbështesnin diagnozën dhe mjekimin në teoritë mbinatyrore pasuesit e Hipokratit e studjonin sëmundjen si një fenomen natyror që kërkonte mjekime fizike e jo magjira. Por njohuritë e tyre të anatomisë ishin të kufizuara sepse ndaloheshin nga ligji grek që nuk lejonte autopsinë e trupit njerëzor.
      Mjeksia greke u shtri në një periudhë më të gjatë. Që nga shfaqja e Hipokratit dhe deri në fund të lulëzimit të Romës (në atë kohë Greqia ishte pjesë e perandorisë romake) që zgjati 800 vjet pati zhvillim në okulistikë. Por nuk pati zhvillime në anatominë e syrit sepse edhe në Romë nuk lejohej autopsia.

      Me rënjen e Greqisë filloi në Aleksandri studimi i anatomise së njeriut. Të dhënat për anatominë e syrit shfaqen në shkrimet e Rufus, që tregojnë përparimet e shkollës së Aleksandrisë. Me rënien e Aleksandrisë ishtë Roma ajo që e thelloi njohuritë në okulistikë. Romakët e lashtë e nderonin mjeksinë greke dhe përdorën fjalë greke për shumë gjendje të syrit. Ata vazhduan të shkruanin për anatominë e syrit dhe mjekimet e tij duke u mbështetur në njohuritë e marra nga tekstet greke.

Okulistika e vendeve lindore
       Mjekët Islamik mesjetare u konsideruan themelues të okulistikës si një disiplinë e pavarur. Një nga pionierët sihte mjeku Persian Razes. Një mjek tjetër Ibn al-Haytham (Alhazen) shkruajti për optikën dhe anatominë e syrit dhe ishte i pari që vuri në dukje se retina ishte e përfshirë në procesin e formimit të pamjes. Në këtë peridhë, shekulli 12-13, u zbuluan mjekime për glaukomën dhe dobësimin e pamjes në një sy kur tjetri ishte i prekur nga sëmundja.

       Shekulli i 17 dhe 18  pa një zhvillim në fushën e okulistikës sepse u përdorën lentet e dorës, mikroskopi, përgatitja e syrit për studim. Këto mundësuan një studim të detajuar të syrit. Megjithatë akoma nuk kishte të dhëna pse pupilat ndryshonin masë, nëse egzistonte një dhomë e pasme dhe sigurisht për rolin e retinës.
       Në shekullin e 19 u përdor oftalmoskopi, në fillim i quajtur pasqyra e syrit. Më në fund okulistët mund të shikonin në brendësi të syrit të njeriut dhe të kishin një pamje më të mirë të sëmundjeve të tilla si glaukoma dhe retinopatia diabetike.

Versione të modernizuara të këtyre instrumentave janë edhe sot qëndrore në diagostikimin e sëmundjeve të syrit si oftalmoskopi, nje mjet që mbahet në dorë, me lente zjmadhuese deri  në 15 herë, një mikroskop me lampë me fisurë (slit lamp microscope) që shërben për të parë struktura më të thella të syrit si retina ose nervi optik.
      Herman Snellen ishte një okulist hollandez që krijoi tabelën Snellen në 1862 për të matur saktësinë e shikimit të personave. Ajo përdoret edhe sot dhe përbehet nga nje rradhë më gërma që zvogëlohen në masë por shtohet numuri i gërmave në secilin rresht më poshtë.

Shekulli i XX ka parë një zhvillim të madh të okulistikës, si çdo fushë tjetër të mjeksisë  e lidhur kjo me zbulimet dhe zhvillimet e bëra në teknologji. Përdorimi i lazerit dhe kompjuterit ka bërë të mundur futjen dhe përdorimin e procedurave të reja dhe më shumë siguri për pacientët.

Një ndryshim rrënjësor në trajtimet e sëmundjeve të syrit lidhet me Zhose Barrake, oculist spanjoll, emri i të cilit lidhet me kirurgjine rëfraktive si dhe oculist rus Fjodorov me Keratotomine radikale.



Main menu 2