Jump to Navigation

Shtatzenia ne adoleshence

OBSH  e percakton nje adoleshent nje person nga mosha 10  deri ne 19 vjec.Adoleshenca eshte periudha e tranzicionit nga femijeria ne jeten adulte. Adoleshenca fillon me pubertetin. Ndryshimet fiziologjike dhe biologjike qe ndodhin gjate kesaj periudhe , bejne te mundur qe vajza e re te jete e gatshme per riprodhim.
Seksualiteti eshte ndryshimi qe kerkon me teper vemendje ne adoleshence. Nder 14-15 milione vajza adoleshente, te moshes 15 – 19 vjec lindin cdo vit rreth 10 % te te porsalindurve ne nivel boteror. Pjesa me e madhe e ketyre shtatzenie rezulton te jete e papalinifikuar dhe e padeshiruar.
Rreziqet e shtatzenise ne moshe adoleshenciale jane:
- Dizavantazhet social- ekonomike
- Problemet e integritetit ne familje
- Nivelet e ulta te arsimimit.
Per nje adoleshente qe zbulon qe eshte shtatzene, eshte e veshtire te kuptoje tamam cfare I ka ndodhur, I duhet kohe ta pranoje, shpreson te mos jete e vertete, duke shtyre momentin e diagnostikimit dhe vendimet qe duhen marre.
Ka frike konfrontimin me prinderit, reagimin e tyre, reagimin e babait te femijes, viziten gjinekologjike, perballjen me shoket, mesuesit.
Mamate adoleshente 15-19 vjec ne krahasim me mamate e rritura kane probabilitet me te larte per:

Semundje ose komplikacione gjate shtatzenise, te natyre mjekesore si psh anemite, deficiencat ne ushqyerje, hipertensioni arterial, parazitozat etj.
Gjithashtu mund te jene me natyre obstetrikale si psh: komplikacione gjate lindjes, rrezik I shtuar I lindjes me operacion etj.
Rreziku I mortalitetit amtar eshte me I shprehur ne keto mosha, se bashku me rriskun per mortalitet infantile ose lindje femijesh me peshe te ulet ose premature.
Uterusi I vajzave deri ne moshen 15 vjec eshte akoma pak I zhvilluar, prandaj rreziku I abortit eshte I larte ne 3 mujorin e pare te shtatzenise.
Disproporcioni cefalo-pelvik, dmth  dimensioni pelvic I papershtatshem I nenes kundrejt kokes se femijes, gjate lindjes mund te veshtiresoje ose pengoje lindjen natyrale. Ky element haset shume ne nenat adoleshente pasi rritja dhe zhvillimi pelvic akoma nuk kane perfunduar.
Perdorimi I duhanit, alkoolit, drogave kane influence mbi shtatzenine ne kete moshe. Nena e re pa e ditur se ka mbetur shtatzene abuzon me perdorimin e tyre, I cili me pas ndikon ne zhvillimin fetal.
Pervec aspektit fizik dhe aspekti psikologjiko- emocional eshte I kompromentuar te keto nena te reja. Mosqenia gati per tu bere nene, dilemat e asaj cka  e prêt pas lindjes, veshtiresite social ekonomike, perballja me familjen dhe te afermit, bejne  qe ekulibri psiqik te jete delikat.
Roli I partnerit eshte I rendesishem ne suportin qe I jep adoleshentes gjate shtatzenise. Jo ne pak raste nena braktiset nga partneri dhe e detyruar ajo vendose te nderprese shtatzenine pa marre parasysh pasojat mbi shendetin e jetes se ardhshme riprodhuese.
Familja duhet te jete support ne keto raste, ta ndihmoje vajzen per ecurine dhe mbarevajtjen e shtatzenise, duke e shoqeruar te mjeku obsteter, duke e ndihmuar te ndjeke nje rregjim te pershtatshem ushqimor sipas etapave te shtatzenise. Keshillimi me psikologe, punonjes sociale, ndarja e eksperiencave me nena te tjera te reja, e bejne kete etape me te lehte dhe me te menaxhueshme per nenen shtatzene.

USHQYERJA MATERNALE

Ushqyerja e nenes qe nga momenti I koncepsionit eshte nje factor I rendesishem ne zhvillimin  e rruges se metabolizmit dhe mireqenies se ardhshme te frytit. Gruaja shtatzene duhet te inkurajohet te perdore nje diete ushqimore te balcuar dhe duhet te ndergjegjesohet per nevojat e vecanta qe ka per hekur, acid folik, calcium dhe zink.Nje grua qe peshon 58 kg merr nepermjet dietes ushqimore normale 2300 kcal/dite.
Gjate shtatzenise nevojitet nje shtese prej 300 kcal dhe gjate ushqyerjes me gji nje shtese prej 500 kcal/dite. NJe ushqyerje e rregullt bazohet vetem mbi nje princip: DIETE E EKUILIBRUAR.
Shtatzenia nuk duhet te shkaktoje ndryshime te medha ne menyren e te ushqyerit dhe nuk duhet te detyroje askend te ushqehet me dicka qe nuk I pelqen.Nese para mbetjes shtatzene gruaja eshte me nje diete dobesuse ose rregjime te vecanta ushqyerje( vegjetariane) ajo duhet te keshillohet me mjekun per te bere ndryshimet e nevojshme. Nese mjeku do keshilloje nje diete hipokalorike ne rastet e mbipeshes, eleminimi I urise nepermjet medikamenteve, diuretikeve apo hormoneve eshte rreptesisht I ndaluar per shkak te veprimeve teratogjene qe kane mbi frytin.
Shtimi ne peshe ne shtatzeni duhet te jete nga 11-16 kg. Grate qe kane qene nen peshe duhet te shtojne me shume, ndersa grate obese duhet te te shtojne 7-11 kg. Grate me peshe te madhe ose qe kane shtuar shume gjate shtatzenise , kane shume mundesi te kene fetuse makrosome.
Fetusi llogaritet sa 1/3 e shtimit normal ne peshe( 3500 gr), placenta, likidi amniotic dhe uterusi rreth 650-900gr, likidi intersticial dhe vellimi I gjakut rreth 1200-1800 gr secili, zmadhimi I gjoksit rreth 400 gr. Pjesa qe mbetet rreth 1640 gr ose me shume eshte ind dhjamor qe depozitohet te gruaja.

KERKESAT USHQIMORE

Proteinat, jane materja e pare e te gjitha qenjeve te gjalla, element thelbesor per ekzistencen dhe funksionimin normal te organizmit njerezor. Ne baze te origjines ndahen ne: 1. Protein shtazore dhe 2. Vegjetale. Ne shtatezani proteinat e te dyja llojeve duhet te jene 15%-20% e kalorive te marra ne dieten e perditeshme. Ne gjysmen e dyte te shtatezanise duhen marre perafersisht 80 gr. ne dite, sepse marrja e tyre eshte thelbesore per zhvillimin embrional.
 Yndyrnat ne shtatezani duhet te jene 25%-30% te kalorive ditore dhe me pak se gjysma e tyre duhet te jene me origjine shtazore.
 Karbohidratet ne shtatezani duhet te perfaqesojne rreth 60% te kalorive ditore duke I dhene perparesi amidonit qe gjenndet I shoqeruar me vitamina, kripera minerale dhe fibra ushqimore.
 Kalciumi. Marrja e tij duhet te rritet deri ne 1.5 gr. ne muajt e fundit te shtatezanise dhe gjate laktacionit. N.q.s. marrja e kalciumit eshte e pa pershtatshme nevojat e fetusit sigurohen nga demineralizimi I kockave te nenes. Rezervat e kalciumit te nenes mund te shterojne me shume gjate laktacionit.
 Hekuri. Per te shmangur anemone nga mungesa e hekurit rekomandohet shtimi ne dieten e c’do gruaje shtatezene rreth 30 mg. hekur gjate tre mujorit te dyte dhe te trete te shtatezenise. Dozat terapeutike te hekurit variojne nga 60- 120 mg. ne dite nese diagnostikohet anemia nga mungesa e hekurit.
 Vitaminat dhe mineralet. Preparatet qe permbajne keto elemente jepen ne menyre te zakonshme gjate shtatezenise, por ato nuk duhet te zevendesojne marrjen e sasise se duhur te ushqimit. Acidi folik eshte nji element shume I rendesishem qe ul ne menyre efektive defektet e tubit neural. Marrja e tij duhet te filloi tre muaj perpara kancepsionit deri ne javen e gjashte te shtatezenise me nji doze prej 0.4 mg. ne dite.
Kufizimi I kripes duhet te jete present gjate gjithe ecurise se shtetzenise.



Main menu 2