Jump to Navigation

Pyjet dhe banjat e hijes, ilaçi për sëmundjet e tiroideve

Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka të dhëna se në disa nga këta të sëmurë, bregdeti krijon shqetësime, sidomos gjatë verës, prandaj është mirë që të bëjnë banja ajri në hije.

Banjat e ujit në det dhe lumenj t’i bëjnë me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnë. Në sëmundjen e strumës (gushës) që lind si pasojë e mungesës së jodit në ushqim, këshillohen banjat e detit ku ajri është i pasur me kripëra të jodit.



Main menu 2