Jump to Navigation

Kremi i tepërt shkakton infeksion

Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta.

Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët. Madje po të njëjtën specialistët mendojnë se edhe gjatë stinës së verës, ku pluhurat janë me dendësi më të madhe, është më mirë që të përdoren buzëkuq ose shkëlqyes sesa krem zbutës. Sipas tyre, ky lloj produkti rezulton të jetë tepër i dëmshëm dhe shkaktari numër një i infeksioneve.



Main menu 2