Jump to Navigation

Kanceri i lëkurës luftohet me ushtrime dhe kafeinë

Nëse mund tu shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektiv të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërisht të përdorura të dyja njëherësh.

Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tillë mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës ata rekomandojnë ndërhyrjen e kafesë me ushtrimet fizike.



Main menu 2