Jump to Navigation

Vitamina “B2” ruan indet trupore dhe rrit energjinë

Vitamina “B2” ose (Riboflavina) merr pjesë në shumë procese të trupit veçanërisht për të formuar energjinë nga ushqimet në rritjen e fëmijeve dhe në mbarëvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para që vihen re, në mungesë të saj, janë disa të çara në anët e gojës. Simptoma të tjera,janë plagë dhe mavijosje në gjuhë, kruarje dhe skuqje të syve. Këto shenja mund të vihen re brenda disa ditëve dhe është e këshillueshme të mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek; mëlçia, kosi,qumështi, djathi, drithërat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kërpudhat, farat e kungulllit etj.


Main menu 2