Jump to Navigation

Jodi rregullon mbi 100 sisteme enzimash

Jodi është i nevojshëm nga gjendrat tiroide, për të prodhuar hormonin e tiroides,i cili rregullon më shumë se 100 sisteme enzimash,përshirë këtu dhe metabolizmin,rritjen, riprodhimin dhe shum funksione të tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjendrave tiroide. Kjo ndodh gjatë përpjekjes për të marrë jodin nga gjaku, dhe duke formuar kështu një strumë.

Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalësim në aktivitetin fizik dhe mendor, shtim të peshës, zgjerim të qafës (sepse gjendra tiroide gjendet aty), vrazhdësim të tipareve të fytyrës dhe flokë të thatë. Jodi gjendet kryesisht tek të gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumështi dhe bulmetërat dhe perimet që rriten brenda në tokë përmbajnë jod.



Main menu 2