Jump to Navigation

Mbipesha e madhe trupore shkurton jetë

Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.

Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë. Për arritjen e këtij përfundimi shkencëtarëve iu deshën disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes. Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut. Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare. Gjithashtu një grua e re zezake me mbipeshë trupore mund të humbasë 4 deri 5 vjet të

jetës së saj, ndërsa një grua e racës së bardhë po me mbipeshë trupore mund të humbasë nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqësohet për burrat. Një burrë i racës së bardhë me mbipeshë të madhe trupore mund të jetojë 12 vjet me pak, ndërsa një i ri zezak në të njëjtat kushte të mbipeshës trupore mund të jetojë 20 vjet më pak.



Main menu 2