Jump to Navigation

Çokollata shkakton migrenë

Me migrenë nënkuptohen kriza të rënda të dhembjeve të kokës të shkaktuara nga spazma e arterieve të trurit. Këto kriza mund të shkaktohen nga faktorë të shumtë, midis të cilëve shpesh përmendet edhe çokollata. Po kështu, në këtë sëmundje mund të ndikojnë edhe disa ushqime të tjera si dhe uria. A shkakton çokollata akne dhe puçrra? Besohet që disa ushqime mund të sjellin probleme deri te keqësimi i akneve, mes të cilave shpesh akuzohet çokollata.

Por për këtë nuk ka dëshmi. Sipas hulumtimeve të reja, te çokollata nuk janë identifikuar përbërje që do të shkaktonin akne apo keqësim të tyre. Megjithatë, besohet se indeksi glikemik i lartë, i kombinuar me konsumimin e madh të sheqernave të rafinuara te çokollata, mund të jetë në relacion me shfaqjen e puçrrave. Nëse dikush ha rregullisht çokollate më shumë sesa janë nevojat e tij, teprica e kalorive që ka çokollata do të kalojë në formën e yndyrnave. Çokollata ka vlerë të madhe energjetike, që do të thotë se përmban më shumë kiloxhula në raport me masën e saj, përafërsisht 2200 kiloxhula në 100 gr.



Main menu 2